• |
ide | kryesore

Prapaskena e Max Allegri: tërbimi ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Fiorentinën

Sport
Allegri



Massimilano Allegri ishte protagonist i një tjetër shpërthimi emocional në dhomat e zhveshjes pas fitores së Juventus përballë Fiorentinës. Një sukses 1-0, i zakonshmi “minimalist” për bardhezinjtë, që i la pakënaqësi trajnerit, i cili sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ka dashur menjëherë të sqarojë disa pika themelore me skuadrën e tij. Siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën, në fakt, pas fishkëllimës së fundit, Allegri mblodhi skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes dhe shpërtheu inatin e tij në një fjalim të gjatë me lojtarët në lidhje me rëniet e përqendrimit të para në një pjesë të dytë të dobët, e cila rrezikoi të kthente në lojë lojtarët e teknikut Italiano.

Fjalë dhe zemërim, ai i trajnerit, që mbeti mes mureve dhe njerëzve të pranishëm në dhomat e zhveshjes, por që, sipas asaj, që rezulton kishte si qëllim t’i thërriste të gjithë në ndjenjën maksimale të përgjegjësisë për të mbajtur vëmendjen lart.

Lexo më tejAllegri i shuan ëndërrat Juventusit: “Champions i ri e pamundur të fitohet, ja përse”

Gazeta, në fakt, shkruan se Allegri ishte i bezdisur nga 45’ e dyta të lojës, më pak brilante dhe me shumë rreziqe të ndërmarra në fund. Një ndeshje e cila, sipas trajnerit, duhet të luhej me egërsi më të madhe për t’u mbyllur sa më parë e për të mos u dhënë shpresë toskanëve.

Pas shpërthimit të zemërimit, Allegri u qetësua dhe doli para kamerave për intervistat e zakonshme, në të cilat sigurisht në terma më të qetë se ato që përdori në dhomat e zhveshjes, nënvizoi: “Në fund rrezikuam të barazojmë, gabuam disa kundërsulme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *