• |
ide | kryesore

A vuan Erzen Breçani nga klaustrofobia?

Arkiva, Lajme, Të fundit
Breçani



A vuan Erzen Breçani nga klaustrofobia? Kjo është një pyetje që askush që e njeh profilin publik të ish-policit të famshëm nuk do ti shkonte në mendje. Por, kësaj pyetje do ti përgjigjen sot në GJKKO ekspertët mjekë që kryen aktin e ekspertizës pasi Breçani tha se vuante nga klaustrofobia.

Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Erzen Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal.

Lexo më tej: Përgjimet e SKY/ Ana e errët e Erzen Breçanit 

Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Pyetja eshte a vuan Edvin Rama nga superkorrupsioni, megahajduteria, narkoshteti dhe lajthitja si lider “suprem” boteror???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *