• |
ide | kryesore

Përgjimet e SKY/ Ana e errët e Erzen Breçanit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dalja në dritë e përgjimeve të SKY ka zbuluar një anë të panjohur deri dje të Erzen Breçanit. Një polic i guximshëm i RENEA-s, pjestar në operacione të rrezikshme, dikur Erzen Breçni kishte vënë jetën në rrezik për t’i shërbyer shtetit.

Ai ka treguar vetë se si pjestar i RENEA-s, dikur ndiqte Zani Çaushin, godiste Gazment Brrakën, arrestonte Nehat Kullën, apo shoqëronte Emiljano Shullazin në polici.

Por përgjimet nxorrën një fytyrë tjetër të Breçanit. Në dosjen e SPAK del njeriu që kishte miqësi me vrasës të rrezikshëm siç ishte Bujar Ajeti apo Nuredin Dumani. Për hir të kësaj miqësie, Breçani kishte pranuar të nxirrte informacione policore. Në këmbim pranonte edhe dhurata si telefoni me SKY që dikur kishte përdorur Dumani.

Përgjimet kanë zbuluar, se Breçani ishte në dijeni të përfshirjes së të birit në trafikun e kokainës. Eralb Breçanit disa herë i kërkonte të kishte kujdes dhe të tërhiqej nga puna që bënte, por në anën tjetër merrte paratë.

Në dosje ka disa momente kur Breçani, paralajmëron të birin për informacionet që merrte nga policia, apo kur informon Bujar Ajetin për problemet që mund të kishte me përgjimet e SHISH dhe të policisë. Lapsi.al ka përmbledhur disa prej këtyre momenteve.

Breçani paralajmëron të birin për zbërthimin e SKY ECC

Në dosje është zbardhur biseda e djalit të Erzen Breçanit me pjestarët e tjerë të grupit, në të cilën ai thotë se i ati ka mësuar se në Shqipëri kanë ardhur dosje të përgjimeve të SKY ECC.

“Plaku mka thën para dy javësh. Kanë ardh dosje në Shqipëri për disa persona dhe shqiptar nga vendet latine Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona. Dhe vetëm për kto sky prz” thotë Eralb Breçani.

“Ishalla bijem një sektor të gjithë bashkë të bajm muhabet” vazhdon ai duke bërë shaka për rrezikun e zbulimit dhe burgosjes.

Biseda është e janarit të vitit 2021, ndërsa dy vite më pas SPAK goditi grupin duke bërë realitet atë që parashikohej me shaka mes tyre.

Breçani për mundësinë që Ervin Mata të jetë i infiltruar i policisë

Ervin Mata është njohur deri tani si ish-i dashuri i Elvana Gjatës dhe si një nga njerëzit që kryente transport të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, por për Erzen Breçanin, Mata është edhe një i infiltruar i policisë në grupet kriminale.

Kështu del në një bisedë të përgjuar të SKY ECC kur Erzen Breçani bisedon me të birin Eralbin, të cilin e këshillon të ketë kujdes kur flet me kunatin e tij, Ervin Matën.

“Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…”.

Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur shkruan “mos fol gja në sy të tij për punë droge…”.

Informacionet për vrasësin me pagesë Bujar Ajetin dhe Nuredin Dumanin

Erzen Brecani akuzohet se ka ndihmuar vrasësit me pagesë Nuredin Dumani e Bujar Ajeti për t’i shpëtuar arrestimit, duke u dhënë informacione për operacionet e policisë.

Në dosje prokurorët shkruajnë se “dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore. Një nga elementët e veprës ana objektive, është edhe “çdo mënyre tjetër me qëllim që t’i shpetojë kërkimit, kapjes ose arrestimit…” ku informacioni I dhënë nga shtetasi Erzen Breçani është nje nga mënyrat që ka ndikuar që shtetasit Bujar Ajeti dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet dhe të shmangin cdo lëvizje që do të mund të sillte arrestimin e tyre”.

Madje në njërin rast, Breçani kishte informuar Ajetin se në një lokal në Kukës ishin vendosur përgjues dhe Ajeti kur ka parë informatorët e policisë aty pranë ka nisur t’i shajë dhe kërcënojë.

“Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeit ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan Elezi i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash,hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërqimash ti,se kam për të ja u qi gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robqira thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?”

Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër tjera deklaron: “…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situate dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….”

Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 me përdoruesin V40G80 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me CC4RE2 dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC. Ai dërgon mesazhet: “…Ok… Ta gezojn…Kodin e ka… Cimicimi…Dhe te parin dhe dytin…Qa bome… mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera “…Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë….”./Lapsi.al



27 Comments

  1. Me kete llogjike i bie qe per cdo person te denuar per droge apo cdo krim tjeter duhet te denohen dhe te pakten nja 50 veta nga rrjeti i tij shoqeror dhe familjar, sepse eshte e pa mundur qe ato te mos kene pat dijeni, apo ta kene ndihmuar ne nje menyre apo nje tjeter!
    I bie ta fusim minimumi cerekun e Shqiperise ne burg.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        intuita më thotë se taulant balla kamikazi më idiot i rilindasve qëndron pas ngjarjeve të fundit me Berishën, Malltezin e Breçanin.

    1. jooo gabim

      vetem fatmir xhafen !

      e kish vllain ne kerkim Gon Xhafen, ishte minister por jo vetem qe stregoi krimin , por ndryshoi dhe ligjin per ekstradimin

      dhe e hengri babalje dhe salianji

      prokurori politike vlla

      u be lajm vetem per nje ish polic ish roje e sales! mos kish qen pa lidhje me salen as e kish rrujt njeri.
      Per me teper qe ska pike posti qekur e shkaruan ne 2013!

      fajin e ka sliu mer vlla

      ne gijotine te gjithe

      diktature 1945! koci xoxe me shoke

    2. O As, po qenke loqe fare ore . Erzen Brecani vecse qe e dinte se me cfar merrej i biri dhe parat qe merrte nga ai i dukeshim te embela ai shpesh dekospiracionte aksionet e policise duke informuar grupin kriminal ne menyre qe te shpetonin nga arrestimi. Ky b… q… i Sali Komunistit e ka pak burgun.

      1. Mashtrues dhe shpifes. Ne asnje pergjim deri me tani nuk ka dale qe Erzeni te kete marre para droge apo te kete dekonspiruar aksionet e policise. Ai ka mbi 10 vite qe nuk eshte me ne radhet e saje.
        Perkundrazi ai i kerkonte te birit qe te mos merej me me droge.

  2. Pasi shpërthyen gjithë ato skandale të kësaj qeverie me vjedhje, drogë , ppp-ra e koncesione abuzive e SPAK filloi të arrestojë ca ngrënës të dardhave pas shpinës së Ramës, duhej medoemos që të gjendej edhe ndonjë sebep për të arrestuar “non gratën” Berisha.
    U gjet objekti.
    Dhëndëri i Berishës që ishte “pasuruar” me rimarjen e pronave të tij.
    Që të bëhej më i plotë hetimi i Berishës, u arrestua edhe një nga oficerët tropojanë më të zellshëm të policisë në luftën kundër kriminalitetit, Erzen Breçani , njeri nga djemtë e të cilit qenka ngatëruar me drogë.
    Të tërheq vëmëndjen fakti se Breçani akuzohet se paskej dekonspiruar hetimet për të ndihnuar trafikantët e drogës kur pohohet se ai ka rrezikuar jetën e tij në ndjekje të tyre.
    Në mediat pro Ramës dëgjojmë ca doçër e çupër, patronazhistë, që akuzojnë Berishën se “ka kërcënuar me jetë” të gjithë prokurorët e gjykatësit, pa na treguar qoftë edhe një fakt konkret për këtë.
    Jo po i ka akuzuar të gjithë ata si një organizatë keiminale.
    E mandej ?
    A mund të quhet kërcënim me jetë kjo akuzë e Berishës , kur çdo ditë në media doçët e çupët kërkojnë që ai të burgoset e bile ja “urojnë” edhe vdekjen ?
    Është dhjetë herë me e ndyrë thirrja që ju bënte Rama të gjitha grave shqiptare që të “tradhëtonin” burrat e tyre e të votonin për të.
    A ka faje Berisha që duhet të hetohen nga drejtësia ?
    Për mendimin tim, faji më i madh i tij , ishtë sulmi i dhunshëm kundër Selisë së PD për të “hedhur në Lanë” të gjithë ata deputetë që mendonin ndryshe nga ai e në vazhdim qëndrimi armiqësor e ndarës ndaj atyre deputetëve që nuk deshën që PD të shpallej e tëra një parti e padëshiruar nga partitë perëndimore.

    1. Ti shkruan : Të tërheq vëmëndjen fakti se Breçani akuzohet se paskej dekonspiruar hetimet për të ndihnuar trafikantët e drogës kur pohohet se ai ka rrezikuar jetën e tij në ndjekje të tyre.”

      dekonspirim quhet kur Breçani do të ishte punonjës policie dhe do të nxirte sekretet e punës për të cilën paguhet nga policia e shtetit.

      Breçani mund të japë këshilla si profesionist edhe ndaj dikujt që mund të jetë kriminel por, nuk është i dënuar apo i akuzuar.

  3. Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…O cecen i ores 14:08 ti lexon bisedat e brecanin drogaxhi me kriminelet ai ka sulmuar grupet qe nuk i sherbenin salihut dhe sot mburret qe ka kapur kete e ate.o cecen shpellkar i salihut ma perkthe kete tekstin e ketij cecenit Ajet se ai flet gjuhen tende.

    1. po sikur te mos doje ai te ta perktheje?

      ore me mire te ta perktheje mamaja jote kur te mbaroje pune me afrikanet ne lezhe, e ke te sigurt qe e merr vesh, cke qe i lutesh botes kot, ke plaken te shpija me master dhe phd

  4. Ne rastin e te birit, z. Brecanj nuk mund te ngarkohet me faj pasi i biri eshte ne moahe madhore dhe askush nuk mund te detyrohet te padise familjaret e tij. Per te tjerat qe thuhen ne kete shkrim, eshte problem i drejtesise.

    1. Sigurisht çdo kush nga familja që merret me punë kriminale mban përgjegjësi personale. Ashtu i bie që dhe Xhafa ish ministri i brendshëm të futet në burg përse vëllai ishte trafikant dhe tani në burg. Si jua ha mendja se se ka ndihmuar vëllain?? As që diskutohet. Dhe po ti kontrollohesh telefoni do gjeni plot xhevahire. Tek e fundit e ka vëlla dhe ligji s’të mer në përgjegjësi ligjore. Mirë thotë dikush sipër që do burgosej çereku i Shqipërisë!!

      1. Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha,maloku i semure psiqik salih qe ben si trim serb me grate e ketij vendi per 30 vjet,nje burracak qe i eshte hequr shpellkareve si burre si i pa korruptuar por po del i korruptuari me i madh ne kete vend,brecani e gjoni po e tregojne qe eshte marre dhe me kokainen,ka dhe te tjera o cecene e maloke shpellkarit salih.O gimi ceceni i mban mend cfare ke shkruar per xhafen ,apo tani kur salihu po vertetohet si kapo banda e Trustit te Geshtenjave tani shton sasine mutit qe ke ngrene keto vite.

  5. Sikur ai shefi i policise ti kerkonte votat per ndonje kandidat te pozites…ahhhh cdo kishte ber Bushati…rrezik po ha veten me dhemb tani…

  6. Është një qen e bir qeni antishqiptar që poston në këtë portal çdo ditë për çdo shkrim duke sharë me urrejtje komuniste , mbi 75% të shqiptarëve duke i quajtur malokë, çeçenë, shpellarë të Salihut, etj.
    Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Gadishullin ilirik, kanë qenë jo vetëm luftëtarët më të shquar për lirinë e kombit tonë, por kanë qenë në të njejtën kohë edhe korifejtë e ruajtjes e lëvrimit të gjuhës shqipe.
    A mos ka qenë Gjergj Kastrioti , me origjinë nga malësia e Verilindjes së Shqipërisë, një “çeçen” apo “shpellar ?
    A mos ka qenë Gjergj Fishta një “çeçen” apo “shpellar” siç i quan kjo zhabë e kënetave të Myzeqesë ?
    A mos ka qenë dumbabisti i sulltanëve të Turqisë, fushori Haxhi Qamili heroi i luftës për çlirimin e Shqipërisë ?
    Nëse nuk do të kishin luftuar me pushkë e penë historikisht shqiptarët malësorë, kjo zhaba e ndyrë nuk do të fliste sot shqip po greqisht e shqiptarët nuk do të kishin dy shtete të pamvarura në Ballkan por do të ishin zhdukur krejtësisht nga harta e këtij Gadishulli.
    Nuk dua të bij në pozitat antishqiptare të këtij injoranti për ti ndarë shqiptarët në malsorë e fushorë, përkundrazi shpreh keqardhjen për shqiptarët fushorë që ishin më të ekspozuar ndaj mizorive të pushtuesve të huaj, pasi i kishin të pakta mundësitë për tu mbrojtur në zonat e pakta fushore.
    Është fakt historik gjithashtu, që sistemi kriminal diktatorial komunist enverist që na erdhi nga pushtuesit sllavë, e pati shumë më të lehtë që të vinte nën këmbë shqiptarët e zonave të ulta e fushore duke i skllavëruar mizorisht në kooperativat bujqësore, e ndërkaq nuk pati shanse të nënshtronte popullsinë antikomuniste malësore që mbronin lirinë e tyre në kullat e jo në shpella., siç shkruan ky fundërina i kafshëruar në kasollet me kashtë .

    1. Mos na caj trapin dhe ti me budallalliqe patriotike. Po te ishin patriote Shqipetaret dhe ta donin sado pak kete vend atehere Shqiperia do te ishte nje vend shume me i mire nga kjo pacavure qe eshte sot!
      Gjergj Kastrioti nuk ka luftuar per te mbrojtur Shqiperine por ka luftuar duke sakrifikuar banoret e trojeve Shqipetare, per te mbrojtur Krishterimin.
      Sistemi komunist na erdhi si pasojë e shpirtligesise qe kemi ne per njeri tjetrin.
      Ne duam ta shikojme tjetrin poshte e me poshte, ne hidherohemi nese tjetri ka dicka me shume se ne.

  7. bë dikur shkaktar për t’iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën (“…aq bëri, asgjë më shumë”, – tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

    Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq,ti e meriton nofken qe populli i vuri salihut si shpellar vicidoli kur ky solli te gjithe shpellkaret e tij ne bathore,sepse i duheshin votat

  8. Heshtin shoqatat/ Berisha kërcënon gazetarin Artan Hoxha: Do përfundosh aty ku e kanë vendin Bajrët!O bushat e shkulLlak shkruani dy rreshta per kercenim te hapur qe ben shpellKari salih kunder kolegut tuaj gazetar.nuk keni bythe ta mbroni se ju ikin parate qe salihu financon per ju te lapsit,tju vij turp.

  9. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *