• |
ide | kryesore

Pretendoi që i rrezikohej jeta në qeli/ Gjykata jep 12 ditë kohë për të vlerësuar gjendjen e Erzen Breçanit

Lajme, Të fundit
Erzen



Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjëndjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjëndjen e Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtja për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, i ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg.

Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *