• |
ide | kryesore

Arteta gati për përlasjen me Bayern Munich: “Mezi presim të mundim një nga skuadrat më fituese të Europës”

Sport
Arteta



Mikel Arteta është gati të përballet me Bayern Munich, kundërshtarin e Arsenal në çerekfinalet e Champions League: “Po e shijojmë vërtet këtë moment sepse këtu duam të jemi – ishin fjalët e trajnerit të Gunners në konferencën për shtyp –. Jemi vërtetë në Një pozicion të shkëlqyer në Premier League dhe jemi në një pozicion të mirë në Champions League. Ne kemi një detyrë të madhe përpara nesh, kundër një prej skuadrave më të fituese në Europë. Kjo është pengesa që ne duhet të kapërcejmë dhe ne mezi presim ta bëjmë atë.”

Arsenal nuk ishte kualifikuar në çerekfinalet e kompeticionit të klubeve më të mira europiane që nga sezoni 2009/10 (në kohën kur u eliminua kundër Barcelonës). E tani londinezët kanë mundësinë të arrijnë një gjysmëfinale që mungon nga humbja e dyfishtë në euroderbin anglez me Manchester United.

Lexo më tejChampions/ finalja e parakohëshme Real-City e Vinicius vs Haaland: Bayern pa tifozë sfidon Arsenal

Përpara një Bayern që vjen nga kualifikimi i vështirë ndaj Lazios dhe që po kalon një nga sezonet më të komplikuara në historinë e tij të kohëve të fundit: “Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm. Unë jam një admirues i madh i Thomas Tuchel, për mënyrën se si skuadrat e tij organizohen dhe mënyra se si luajnë. Kam mësuar shumë prej tij dhe duke i parë ata, them se janë një ekip i mirë. Megjithatë, ne jemi përgatitur mirë dhe tani duhet ta çojmë ndeshjen aty ku duam, nëse ia dalim do të kemi shansin për të fituar”, tha Arteta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *