• |
ide | kryesore

Origjinë krìmìnale/ 6 personave i sekuestrohen pasuritë (Detaje)

Arkiva, Lajme, Të fundit
pasuritë



Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e 6 personave në Fier, të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se bëhet fjalë për pasuritë e shtetasit me iniciale S.T dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve me iniciale A.T., F. T, M.T., E.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi S.T.

Pasuritë e sekuestruara: 

1.Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;

2.Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;

3.Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.

4.Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.



1 Comment

  1. Gazetari kafeneshe se bashku me njoftimin e policise: I sekuestrohet policia ABCDEFGH…… Ose jepni emra ose ketu nuk ka lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *