• |
ide | kryesore

REL: Protestuesit përleshen me policinë para bashkisë së Tiranës

Lajme, Të fundit



Në protestën e thirrur në Tiranë nga partitë opozitare, protestuesit u përleshën me policinë para bashkisë së kryeqytetit shqiptar. Protestuesit hodhën flakadanë dhe koktej molotovi në drejtim të ndërtesës së bashkisë së Tiranës. Protesta e 11 prillit u thirr nga Rithemelimi, grupimi më i madh i deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë brenda Partisë Demokratike, dhe Partia e Lirisë e ish-presidentit, Ilir Meta.

Përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare po kërkojnë largimin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, dhe përballjen e tij me drejtësinë. Kjo është protesta e dytë që u mbajt brenda disa ditësh para bashkisë së Tiranës. Protestat u thirrën pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve bashkiakë nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas opozitës, në këto akte korruptive që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme është përfshirë edhe Veliaj. Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për të diskutuar në lidhje me arrestimin e këtyre zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Protestës së thirrur nga opozita iu bashkuan përfaqësues të aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe banorë të disa prej zonave periferike të Tiranës, të cilët edhe më herët kanë kundërshtuar bashkinë e Tiranës në projektet e saj në këto zona.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në fund të marsit arrestoi disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, ndërkaq ndaj disa të tjerëve lëshoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tenderë, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë ‘5D konstruksion’.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në arrest me burg është drejtori i përgjithshëm i punëve publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe. Protesta e 11 prillit u mbikëqyr nga një numër i madh i forcave të policisë, ndërsa pas përplasjeve dhe momenteve të tensionit, kordoni i policisë u përforcua edhe nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pas arrestimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë, Veliaj deklaroi se akuzat e ngritura ndaj bashkëpunëtorëve të tij nuk e bëjnë të ndihet mirë, por akuzat duhet të provohen në gjykatë. Megjithatë, ai tha se nuk ka pasur asnjë përftim personal dhe nuk ka shkelur ligjin./ REL



13 Comments

  1. “Vajza e Saliit, vajza e Zhulalit, djali i Fariut protestojnë para bashkisë me parullën “Poshtë fëmijët e baballarëve”.
    Tani Edi Rama dihet që ka hyrë në politikë nga rruga me këmbët e veta, Erion Veliaj nga rruga, kurse këta s’kanë emër dhe thirren ende me emra të baballarëve”.

  2. Perleshje per koke te perleshjes . Athere kur kunderpergjigja duhet e vendosur dhe e vazhdueshme , keta bejne mbrapakthehu . Me beri pershtypje fundi i fjalimit te z.Kelliçi . Ai e mbylli duke thene , O sot o kurre , mirupafshim .
    Nuk di nese duhet te qaje apo te qesh . Kete edhe Zhvejgu do ta kishte zili . Opo ça doni te beje akoma ky sekt perversesh qe ska lene hup e maskarallik pa bere qe ju te ngriheni ne protesta te pafundme ?
    Kur e late protesten e radhes ? Une mendoj mbas pashkeve ap[ me mire mbas kurban bajramit . Keta drejtoret ca dhjetra miliona euro kane vjedhur , lejfeni nuk i kalon treqind milion eurot prandaj kemi kohe te protestojme . Ju jeni opozita me e shkrehur qe kam pare . I gjati ine per shtateqind mije euro i vuri flaken Tirenes e ç gjeti perpara , kurse ju per dhjetra e qindra milion euro te grabitura beni protesta me kalendar festash . Nese nuk jeni te zotet e kesaj pune hapni krahun sepse jeni te deshtuar . Mos e shani me z.Basha ju jeni ku e ku me te , te pakten me protestat . Hajt se takohemi nga barku i muajit tjeter , deri athere gjume te embel oj opozite qe nuk do ndryshime e qe nuk bene dot protesta te vazhdueshme .

    1. hahaha, koment i madh. Ti ke te drejt po puna eshte se ketyre nuk u rruhet shum se u vodhen qytetaret. Keta me keto duan te negocjojn lirimin e liderit. Me nje fjal po mundohen te kapin nonji llokme me shum ne negociatat qe jan duke ber fsheurazi me Ramen. Te mbyllen njeher negociatat pastaj te shofim.

    2. ti sdi me shkrujt as shvejkun o opozitari ktij timit

      sheshi aty eshte, bujrum shko ti , oise nisma thurrje, arlind qorri, tik tak lapaj , apo edhe vete basha me bamirin qe ha fara lete dalin e ta djegina ashtu si gjoja do ti

      apo je noi cik allajsoj zotrote?

  3. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë?

    Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?Edi erdhi nga rruga o shpellkari i salihut,kristaqi nuk ishte ne pushtet por ne pension,argita babit salih shkezeni i babit salih supermbesa e salihut,goca e xhulalit,cuni farihut etj etj

    1. tek gerdeci pidhi mamit tata te ka ngel sahati io moterqire

      delijorgji te ben te falal me lejete e kellirews dhe ai qe kishe pergjgjesi direkte per kantierin ishte delijorgji

      kurve e fuges

  4. Edhe una shkova te perleshem me policine por me thane se nuk ka vende.
    Rradhes tjeter duhet te pres biletat tek Argita(njelloj si Pranvera Hoxha) qe te perleshem me forcat obskurantiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *