• |
ide | kryesore

Çështja “Babale”, Apeli rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati

Lajme, Të fundit
Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për skenaristët e filmave



Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga shqyrtimi i çështjes së njohur si “Babalja” për të cilën u mbajt dje seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, Albert Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit.

“Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati”, njofton gjykata.

Seanca e zhvilluar ditën e djeshme, e cila u ndoq edhe nga 18 deputetë të opozitës, u shty për në datën 24 prill, ora 10:00.



1 Comment

  1. Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

    Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

    Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *