• |
ide | kryesore

Sarandë/ Humb jetën në fushë gjatë një ndeshje miqësore ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Lajme, Sport, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë. Ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën teksa po luhej ndeshja miqësore e veteranëve mes ekipit të Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi.

Në 5 minutat e fundit të ndeshjes, portieri 62-vjeçar, nuk është ndier mirë dhe ka rënë në fushë. Menjëherë është afruar ndihma e shpejtë dhe është bërë transportimi i tij drejt spitalit, por fatkeqësisht Fredi Mërkuri ka ndërruar jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *