• |
ide | kryesore

“Këtë ta heqësh nga pyetja”. Shehi i kthehet keq moderatorit, Tetova merr dhuratën e ditëlindjes

Sport
Shehi



Orges Shehi nuk mund të jetë i kënaqur nga rezultati dhe performanca e Partizanit të tij, që u mposht 2-1 nga Egnatia. E megjithatë, tekniku nuk mund të pranojë se skuadra e tij u dominua nga kundërshtari, madje në këtë pikë iu kthye keq moderatorit: “Predominim nga Egnatia? Këtë ta heqësh sepse nuk na dominoi kundërshtari. Komplimente djemve, kemi bërë një pjësë të parë të mirë, edhe pse kemi marrë dy gola që mund t’i evitonim. Rastet i kishim edhe pse nuk i shfrytëzuam, për të mos përmendur edhe 2 golat që pësuam që bëmë “vetëvrasje”.

Tekniku 46 vjeçar, pa kërkuar alibi, sidoqoftë u mundua të shpjegojë përse nuk funksionoi: “Tani deri gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa element që kërkojmë t’i fusim, për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë, duke marrë edhe indicie nga disa individë të veçantë, duhet të vazhdojmë me këtë grindë dhe dëshirë, sidomos në pjesën e dytë”, e mbylli Shehi.

Lexo më tej: Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon ‘muskujt’

TETOVA: “ISHTE SI FINAL FOUR”

“Ishte tamam si Final Four, e kisha përgatitur skuadrën për dy rezultatet, por kjo ishte ajo ndeshje që mungon një lojtar dhe vjen tjetri dhe bën maksimumin”. Edlir Tetova projekton këtë fitore edhe në të ardhmen kur skuadrat të luajnë për titullin kampion në Final Four. Tekniku i rrogozhinasve, në ditën e ditëlindjes, mund të festojë një skuadër që është kthyer në pretendenten kryesore për kampionatin. E gjitha kjo, pavarësisht mungesave të rëndësishme: “Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje, gabimet i ka me pikatore, Spahiu dihet pastaj tek pjesa lart, unë i kam të gjithë lojtarët shumë të rëndësishëm. Patjetër që kemi bërë gabime sidomos në 12 minutat e para, ndoshta vjen nga motivimi i tepërt dhe presioni i Partizanit ishte i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *