• |
ide | kryesore

Në fillim Finalja e Kupës së Shqipërisë, pastaj garat e Final 4: akti i fundit në 14 maj në Tiranë

Sport
finalja


Me skuadrat ende për tu përcaktuar, se cilat ndër gjysëmfinalistët do të prezantohen në aktin e fundit, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.

PAS FINALES, NIS FINAL FOUR

Kështu, fituesi i Kupës së Shqipërisë do të jetë mësuar përpara atij të kampionatit, pasi finalja do të luhet përpara se në stadiumin “Air Albania”, të nisin ndeshjet e Final Four, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.

Lexo më tej: Short për gjysmëfinale me barazime fituese: ja gjithçka që duhet të dini për formulën e Final 4

Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00. Sa i takon shortit të “Final 4”, ai do të zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt të “Abissnet Superiore”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *