• |
ide | kryesore

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i ‘Rrumit të Shijakut’

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Ka rënë në pranga e policisë një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2022. Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës.

Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.

Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut. Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *