• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari në Gjermani, ekzekutoi një person te ‘Kodra e Diellit’

Lajme, Të fundit



Arrestohet në Gjermani Vladimir Kola, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vrasje të kryer në “Kodra e Diellit” në Tiranë në vitin 2022. 41-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me perona të tjerë është i përfshirë në vrasjen e Briken Sanajt. Ai u arrestua në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani.

Kola ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës në nëntor të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Aktualisht vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Versus”.

Në kuadër të këtij operacioni, është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani, dhe është arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar, 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, 41 vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S. Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *