• |
ide | kryesore

Vakum pushteti e presingu i Real Madrid: përse Ancelotti prishi kontratën e nuk u bë trajneri i Brazilit

Sport
Ancelotti



Një vakum pushteti në Federatën e Futbollit të Brazilit për dy ditë dhe presioni i treshes madrilene Calafat, Sanchez, Solari. Kështu, Ancelotti mbeti te Real Madrid, e kështu ndodhi që Brazili humbi teknikun Italian. Fazat e shkurtra të kësaj historie janë këto. Në shkurt të vitit 2023, kur dolën zërat e parë për një interes konkret nga kombëtarja braziliane për teknikun Ancelotti. Mohimet pasuan nga të dyja palët. Më 1 prill 2023, këto thashetheme u konfirmuan për herë të parë në një konferencë shtypi, më pas u bënë lajm: “Brazili më kërkon, jam i emocionuar, por dua të respektoj kontratën time me Real Madrid”, tha Ancelotti. Në fakt, Brazili e dëshironte italianin për Kupën e Amerikës që fillon më 20 qershor 2024, ndërsa kontrata e italianit me Real Madrid skadon 10 ditë më vonë.

Në mesin e gushtit 2023, Federata e Brazilit konfirmoi gjithashtu synimin e saj për t’i ofruar teknikut të Real rolin e trajnerit të Brazilit. Më 11 tetor në Parma, trajneri emilian mori një diplomë honoris causa në shkencat dhe teknikat e aktivitetit fizik, rektori i universitetit në atë aktivitet e bëri të qartë se cila është e ardhmja e trajnerit. Federata braziliane dhe Ancelotti, ndërkohë, arritën një marrëveshje në Itali e cila do të hynte në fuqi nga 2 janari 2024. Një marrëveshje që nuk parashikonte penalitete në rast ndërprerjeje të parakohshme dhe mbi të gjitha në rast të një oferte të re për rinovim me Real Madrid.

SI NDRYSHOI HISTORIA?

Në nëntor skenari ndryshoi. Fiorentino Perez kërkonte një trajner të ri me zgjedhjen e parë Xabi Alonso nga Bayer Leverkusen. Spanjolli megjithatë nuk ndihej i gatshëm. Zgjedhja e dytë është Zinedine Zidane, i cili megjithatë nuk është i bindur të rikthehet për herë të tretë. Opsionet e tjera Raul dhe Arbeloa nuk e bindin presidentin e Blancos. Ndërkohë, treshja e shoqërisë Calafat, Sanchez, Solari, të cilët kanë njëfarë ndikimi te Perez, bindin presidentin se Ancelotti është trajneri më i mirë në dispozicion të Real. Kuotat e Carlo Ancelotti u rritën sërish.

Lexo më tejZyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet ‘me gisht në gojë’

7 dhjetor 2023 është dita kyçe në këtë histori. Gjykata e Drejtësisë në Rio shkarkoi Ednaldo Rodrigues, njeriun me të cilin Ancelotti kishte të bënte drejtpërdrejt, si President i Federatës Braziliane të Futbollit. Hapet një krizë institucionale, Federata Braziliane e Futbollit u kthye në një organizëm të paqëndrueshëm. Lindën dyshimet e para të teknikut italian teksa treshja madrilene Calafat, Sanchez, Solari vazhdoi presionin që Perez të vazhdonte me të. Presion që dha fryte. Brazili dhe Ancelotti e prishën marrëveshjen me mirëkuptim. Më 29 dhjetor 2023, Real Madrid njoftoi zgjatjen e kontratës së trajnerit deri në qershor 2026.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *