• |
ide | kryesore

Zyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet “me gisht në gojë”

Sport
Ancelotti



Telenovela që lidhej me të ardhmen e italianit Carlo Ancelotti ishte ndezur prej muajsh, por tani ka marrë fund. Në verë, trajnerit nga Reggiolo iu dha siguria për të qenë trajneri i kombëtares braziliane. Konfirmimet erdhën nga drejtuesit e lartë të Federatës së Futbollit të Selecaos dhe në mënyrë të mbuluar edhe nga vetë trajneri.

Megjithatë, javët e fundit, zërat për një kthesë të tij dhe për një rinovim të afërt me Real Madrid ishin bërë gjithnjë e më këmbëngulëse. Ancelotti ishte ulur në pankinën e Blancos në vitin 2021, pasi e kishte drejtuar më parë gjatë periudhës dyvjeçare 2013-2015. E pra, sot edhe zyrtarizimi për vendimin e tij mbi të ardhmen: Carlo Ancelotti mbetet në kryeqytetin spanjoll.

ANCELOTTI RINOVON ME REAL MADRID

“Real Madrid C. F. dhe Carlo Ancelotti kanë vendosur të zgjasin kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026. Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madrid, ai fitoi 10 tituj: 2 Champions League, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Liga, 2 Copa del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”. Me këtë deklaratë për shtyp, e vërtetuar nga postimet tashmë klasike në rrjetet sociale, klubi spanjoll ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin emilian.

Një postim në Instagram nga vetë Ancelotti mbërriti menjëherë më pas: “Sot është një ditë e lumtur. Real Madrid dhe unë vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku në kërkim të sukseseve të reja edhe më të mëdha. Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid!”.

Lajm që në realitet tashmë shumëkush e priste, edhe falë fjalëve të trajnerit që kishte deklaruar publikisht se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te Real. Brazili mbetet me gisht në gojë, pasi e priti për një kohë të gjatë me trajner provizor, e tashmë duhet të fillojë të kërkojë një profil të ri për pankinën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carlo Ancelotti (@mrancelotti)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *