• |
ide | kryesore

Video/ Autobusi i Barcelonës goditet me gurë nga tifozët e tij: e ngatërruan me atë të PSG

Sport, Video
Barcelonës



Asgjë nuk shkoi mirë në Montjuic, Barcelona u eliminua nga PSG por befasitë nisën që para ndeshjes. Në fakt, gafa e tifozëve të Barcelonës pak çaste para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain ishte sensacionale. Ata ngatërruan autobusin e ekipit të tyre me atë të francezëve duke hedhur gjithçka mundën mbi të. Tensioni mund të luajë shaka të mëdha. E me adrenalinën në majë, rreziku për të kryer budallallëqe është maksimal. Ajo e tifozëve katalanas ishte tragji-komike, groteske: domethënë kur realiteti tejkalon çdo trillim kinematografik dhe është shumë më efektiv.

Lexo më tej: Video/ Barcelona shembet me 10 lojtarë, Psg në gjysmëfinale: poker i Dortmund, përmbyset Atletico

Si ishte e mundur të ndodhte diçka e tillë? Konfuzioni u krijua kur, me të dëgjuar lajmin e mbërritjes së autobusit, u ndezën aq shumë pishtarë sa u krijua një re tymi aq e trashë sa dukshmëria ishte pothuajse zero. Kjo është arsyeja pse kur automjeti që mbante katalanasit dhe stafin e tyre mbërriti në zonën ngjitur me stadiumin u shënjestrua me fishekzjarre, raketa piroteknike dhe lloje të ndryshme objektesh. Refrenet e pashmangshme tallëse dhe intimiduese ishin gjithashtu pjesë e kompletit të aksesorëve të ‘çmendurisë së kthjellët’. Sa keq, megjithatë, që ishin lojtarët e Barcelonës që e pësuan dhe jo ata të Paris Saint-Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *