• |
ide | kryesore

Braçe i ashpër me opozitën: I çoni kohën dëm Kuvendit, sa mbaron cikli, argëtoheni dhe qeshni

Lajme, Të fundit



Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk është kursyer ndaj opozitës, ndërsa theksoi se ata po e çojnë dëm kohën në Kuvend.

Ai tha se çdo të enjte është i njëjti skenar, ndërsa shtoi se sa mbaron cikli, nisin dhe argëtohen me njëri-tjetrin.

“Kemi 35 minuta që kemi nisur seancën ligjërisht të gjithë ata që na morën 1 orë e 5 minuta kohë në fillimin të seancës me përjashtim të drejtuesit të tyre, dhe zotit Sula e Dogjani që janë gjithmonë këtu. Çdo gjë që ndodh në këtë sallë prej javësh, në këtë orë dhe çdo ditë të enjte, i çon kohën dëm Kuvendit dhe i shkatërron nervat të gjithë atyre që kanë marrë mundimin të ndjekin Parlamentit është gjë e kotë dhe duhet të ndërpritet. Sa mbaron cikli i 1 orë e 5 minuta, nisin qeshin me njëri-tjetrin, argëtohen, por asnjëri prej tyre nuk është ulur në Kuvend.

Ne vijmë në Kuvend në bazë të një rendi dite, regjistrojmë emrat për të folur. Ajo ora e parë, është ora e fundit e punës së Kuvendit. Të gjithë ata që duan ta marrin fjalën të zhvendosen në fund të seancës, por s’kanë pse luajnë me nervat e të tjerëve dhe s’kanë pse i mohojnë të drejtën e fjalëve atyre që janë regjistruar”, tha socialisti.



12 Comments

    1. Boll o konia e EDrogës se kishim kohë që ishim rehat nga veshët se nuk dëgjonim të lehurat e tua

    1. Sigurisht qe kjo esht e verteta
      .shihni punesimet me Banken e Shqiperise,ambasada, dogana tatime apo institucione..femijet e opozites, grate….dashnore si dhe niper e mbesa te pushtetit. Bashke jane

  1. O braqe, ose kone siç te thoshte njeri i pardhise tende. Kembanat po buçasin per banden tuaj, i thençin pardhi, ndersa ti merresh me opoziten.
    Po te kishte vertete opozite ti do ti ishe kthyer zanatit te vjeter ne linjen Kinostudio-kombinat, keshtuqe mbylle halenë.

  2. O braqe u bene lakrat nga divjaka..jo per gje se do na ishisni 4 fish e pastaj do na kerkoni edhe subvencione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *