• |
ide | kryesore

Meta: Kryemadhi nuk po paguan kostot e mia, por të Lul Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për situatën në forcën që ai drejton. I pyetur në studion e emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv, për marrëdhëniet me Monika Kryemadhin ai tha se ajo duhet të bëjë më shumë për Fierin, qarkun që e ka zgjedhur deputete.

“Kam shumë respekt për zonjën Kryemadhi, por i pari ka folur për inceneratorët ka qenë Ilir Meta. Edhe kur isha President unë e kam ngritur këtë çështje. I kam bërë thirrje që të flasë më shumë për Fierin meqë është edhe deputete e këtij qarku se aty ka shumë probleme. Bëra një takim në Fier, por nuk erdhi sepse kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratën e Kryemadhit në Parlament kur i tha Olta Xhaçkës se atë dyja po paguanin haraçete buirrave të tyre.

“I tha Xhaçkës se po paguan koston e burrit? Në fakt Monika po paguan kostot e Lulit që i fali mandatet e deputetëve. I thashë që të mos e bënte dhe nuk më dëgjoi. Monika po paguan kostot nga Lul Basha edhe pse atë nuk mund ta quash burrë” – tha Meta. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Opozita ne kohet e saj me te mira.
    Opozita jo vetem qe do fitoj zgjedhjet.
    Por do i fitoj rendeshem me te pakten 120 deputet.
    Me keta kryetar qe kemi ne, ne opoziten e bashkuar. Nuk na del asnje para.

  2. Jam poliagjent i vjetër, por në shërbim të Shqipërisë”, tha Meta, duke i kujtuar drejtuesit të emisionit se i ka thënë në shkurt, disa muaj përpara zgjedhjeve të 2021, se Sali Berisha do të shpallej ‘non grata’ Njelloj si salihu dhe ky metaj sulmojne bashen,pse?

  3. Çfare ka ndodhur e dime çfare do ndodhi nuk e dime. Ilir Meta sa meret me Bashen e harxhon kohen kot te na tregoje se çfare e si do beje per zgjedhjet e ardhshme po vazhdoi me retoriken alla Berishe ben mire te pensionohet vete se nga votuesit e ka te sigurte pensionimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *