• |
ide | kryesore

Parashikimi/ Mot i paqëndrueshëm dhe me shi

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit


Këtë të premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 2 deri 14°C
  • në zonat e ulëta 8 deri 18°C
  • në zonat bregdetare 8 deri 20°C


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *