• |
ide | kryesore

Deklarata e pasurisë së Albin Kurtit, si sfidë për politikanët e korruptuar

Arkiva, Kryesore, Lajme
Kurti


“Kush i ka qejf paratë, le të provojë fatin në biznes, sepse politika është për të shërbyer”. Shprehje si kjo i gjen vazhdimisht në publik nga Albin Kurti, por ndryshe nga politikanë të tjerë, Kurti nuk bën propagandë, kur flet për ndershmëri në menaxhimin e fondeve publike. Ky dimension i tij është rikonfirmuar në deklarimin e pasurisë që publikoi Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.

Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent, ndërsa në emër të gruas së tij, para të gatshme në bankë i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro, kurse gruaja e tij, tha se pagën vjetore te punëdhënësi “NUPI”, i merr 528 mijë krona suedeze apo 45 mijë e 201.8 euro.

Kosova renditet në vendin e 81 në raportin e fundit të Transparency International, nga 180 vende të vlerësuara dhe vazhdimisht ka pasur përmirësim në raportet ndërkombëtare.

Natyrisht që nuk është mëkat të jesh i pasur, por modeli i politikanit shqiptar që e shumëfishon pasurinë duke u marrë me politikë është sfiduar fort nga Albin Kurti që në këtë aspekt mund të konsiderohet një alien. Jo vetëm mes shqiptarëve, por kudo në Ballkan.

Një vit më parë gazetarët e kanë gjetur një “problem” në deklaratën e pasurisë së Albin Kurtit. Nacionale shkruan se në një anë të deklaratës së Kurtit ka një shënim, ku ai njofton se nuk i është ruajtur data e fillimit dhe e mbarimit të qirasë në kompjuter dhe për këtë arsye ishte detyruar të bëjë një shënim në deklaratë.

Dikur edhe në Shqipëri kanë gjetur një “problem” në deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama. Një analizë e BIRN disa vite më parë mori në shqyrtim se si ka ndryshuar pasuria e Ramës nga viti 2003 deri në vitin 2018. Përfundimi ishte se pasuria e familjes Rama u rrit me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.

Por grupi i kontabilistëve gjeti atëherë burime të pamjaftueshme, kur Edi Rama deklaroi pasurinë në tetor 2013.

Ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit. Për dy vite nuk mbante detyra shtetërore.

Me t’u zgjedhur kryeministër, Rama deklaroi se kishte shtuar 44 milion 736 mijë e 099 lekë krahasuar me vitin 2011 kur la detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

“Burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29 mlion 641 mijë e 593 lekë” llogariti BIRN.

Shtëpia e re në Surrel me vlerë të deklaruar 39 milion e 607 mijë e 741 lekë përbënte zërin kryesor në shtesën e mësipërme.

Ky imunitet nga ngasja për të prekur fondet publike, e ka shtuar popullaritetin e Albin Kurtit. Fakti që nuk mund të shantazhohet për afera korrupsioni i jep mundësinë të komunikojë si partner me ndërkombëtarët, dhe jo si vasal servil që nuk mund të kundërshtojë.

“Ndërkombëtarët për mua kanë më shumë respekt, sepse e dinë që unë s’vjedh. Nuk mund t’i mbrosh ti qëndrimet e popullit dhe të shtetit tënd, nëse ti e vjedh shtetin dhe popullin tënd. Ai nuk ta thotë. Madje edhe mund të të buzëqeshë, kur ti provon aty të bësh ndonjë gjest patriotik. Mirëpo ai e din që s’ka xhebile, sepse ti e vjedh popullin tënd, edhe e vjedh një popull të varfër, që është dyfish krim” ka deklaruar Kurti kur është pyetur për raportet e tij me ndërkombëtarët./Lapsi.al


44 Comments

  1. Kurti eshte modeli i shtetarit te ndershem ,patriot dhe largpames. Deklarata e tij ne shkrim eshte e vertete.. Ai eshte i pashantazhueshem nga mafia nderkombetare, ndryshe nga ky gerdalla jone me mjeker qe mund te shese cdo gje shqiptare pasi eshte lehtesisht i shantazhueshem prej tyre. Horlleqet, vjedhjet , korrupsioni,droga e tij eshte uleritese dhe te huajt dine cdo gje. Ne momentin qe do ta leshojne nuk do kete me ku te mbahet, gremina do jete tmerresisht e thelle.

    1. Kurti zhyti kosoven ne nje spirale nacionalizmi dhe skamje, sikurse po ve ne diskutim edhe vete egzistencen e saj. Sa per deklaratat 1.5 mije eur ne llogari, mos flasim me se po na perzihet. Edhe Rama me Berishen i kane llogarite bosh..

    2. Fatkeqesisht per Kurtin do bej sh armiq, brenda e jadht, pare se politika nderkombetare eshte thellesisht e blere dhe e kortuptuar se dhe ky yni s’esht budalla te rriskoj pa pare njefar garancie nga nderkombtaret ne paudhesite e tij.
      Sikur te ishte aq e leht te jesh i ndershem sh burra shqiptar nuk do ishin strukur aty ku jan apo ikur fare nga vendi.
      Plud nuk mjafton ndershmeria ti qendrosh presionit kompromentues e korruptiv. Te gjith e dime se i pari esht vullneti politik.

  2. Bravo Kurti,

    Ti je modeli me i mire per te thene qe ka edhe politakane te ndershem. T’i do te sulmohesh vazhdimisht nga ky gerdalla yne, sepse je pasqyra qe e nxjerr lakuriq kete hajdut te paskrupullt.

    1. bravo, tani hidhi nje sy deklarates se te ardhurave te Berishes dhe Rames..Jane te ngjashme..Mjaft me keto budallalliqe patetike

  3. Humbësi më i madh është ai që lufton kundër sistemit. Nuk është problem sistemi. (Ledion Liço pasi Jetmiri u largua nga Big Brother i zhgënjyer me produksionin)

    My music fights against the system that teaches to live and die. (BOB MARLEY).

  4. Epo Rama ka me shume te ardhura se ben pune te pavarur si “piktor” si Koçi i Ollges, pasi veprat e tij shiten ne shtepine e ankandeve Sotheby’s.. Po ku krahasohet me Kurtin ky bashibozuku yne..

  5. shtepi 67 m2 400 mije euro?????Ne kosove benka 5970 € metri katror ???????
    Pastaj thote ka blere shtepi me kredi por nder te tjera paguan edhe 250 eur qira…….

    Cose turce thote italiani………

      1. Palikari, do me thene ti ke nje koqeminister qe ka shtepi ne suedi dhe ne Kosove eshte me qera? Kjo eshte e qarte se ku e shikon te ardhmen Koqeministri Kosovar..OK Kosovaret e meritojne se e kane per rreklame e i duket vetja si me te miret..ha ha ha

    1. Armiku i popullit
      Shqiperia dhe kosova shkojne drejt bashkimit
      Vitin we vjen ka zgjedhje
      Te votohet per me te mirin ne kanditature te jete zKurti dhe zRama
      Nje zgjidhje e mire per shqipetaretnjekohesisht dhe per ballkanin
      Te krijohet wetesia dhe harmonia

      1. Rama mund të jetë i korruptuar deri në palcë, por i paaftë Rama nuk është.

        Më mirë një dashnore që najherë të tradhton por të paktën të kënaq, se një të ndershme që s’ta ngref kurrë. Albini s’ta ngref.

        1. O Malok,
          Po jeni cmen mor burr i dheut. Po ku e shikon aftesine e Rames mor burr. Me ate shkolle qe ka bere Rama ku lenda me e veshtire ishte Historia e Partise, aty e zhvilloi aftesine? (Flas aftesi per te qeverisur mire nje vend).
          Nje gje nuk ja mohoj, ka aftesi per propagande qe ngjit tek delet, dhe fantazi per te vjedhur. Shikoi Rilindasit, e kane cuar vjedhjen ne persosmeri…. dhe kjo sigurisht per merite te Rames….

          1. Ramazani ka aftesi per te propaganduar, per te shpelare trute me genjeshtra e premtime. Ndersa te “zgjuarit” kane “aftesine” te hane karlliet qe Ramazanit toptan. Nje nga keto, eshte dhe “Maloqi prej Mallakastre”:)

          2. Nuk e njoh kete @maloku, por ne fund te fundit , rama nuk ka acaruar gjendjen me nderkombetaret. Sigurisht per interesin e tij, por na bie mire edhe ne..

          3. Ku e shoh aftesine e Rames, eshte pyetja, apo jo? Aftesite e Rames jane dukshem gjithkund. Ne drejtimin e Partise Socialiste, per shembull. Tre here fitoi zgjedhjet, dhe duket qarte qe do i fitoje prape ne 2025.

            Ne trajtimin e kundershtareve politik. Mjafton te shikosh opoziten ne cfare halli eshte te kuptosh cfare efekti ka patur Rama.

            Ne drejtimin e vendit. Ketu ka shume, por po listoj vetem disa. Per shembull, reforma ne drejtesi po ven perpara drejtesise njerez qe nuk jane vene kurre perpara saj. Disave mund te mos ju pelqeje kjo per njerez te caktuar, por te garantoj qe popullsise ne pergjithesi i pelqen, edhe shume teper biles. Ndryshimi i te gjithe qendrave te qyteteve, dmth fasada e famshme qe thonte opozita. Ajo ndryshoi gjithe Shqiperine. Ishte revolucion i papare. Ndryshimi i imazhit te Shqiperise ne bote, i papare ndonjehere. Po fillon tu ike turpi Shqiptareve to thone se nga jane. Formalizimi i ekonomise, qe eshte ne rruge ku duhet te shkoje – akoma ne destinacion, por rruges. Ndeshkimi i te korruptuareve, qe po rritet cdo dite. Kjo dhe po krijon iluzionin qe eshte rrit korrupsioni. Fare. Korrupsioni keshtu ka qene gjithmone, por drejtesia nuk e shihte kurre. Rruget, me ne fund kane sinjalistike. E te tjere e te tjere e te tjere.

  6. PARODIA

    Adriano Celentano- Amore no

    (LUI)

    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, non si può

    Volevo fare una poesia,
    Che non parlasse che di te,
    Con un pennello sopra i muri scritto avrei,
    Che cosa sei per me.

    Volevo dire per la strada,
    Alla gente che non ride mai,
    Che sei diversa, che sei vera,
    E che col tempo tu non cambierai,
    Ma tu non sei con me.
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, non si può

    (LEI)

    Lo so che sei un poeta,
    E che ci tieni molto a me,
    Non c’è bisogno di scrivere sopra i muri,
    Nel cuore sai cosa senti per me.

    Non dire nulla li per strada,
    La gente forse ridera assai,
    Una mignotta rimane mignotta,
    E non puoi cambiarla mai.
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, non si può

    (LUI)

    Volevo una fotografia,
    Dove si vede che sei tu,
    E tappezzare tutti i muri in ogni via,
    Per dire a tutti che eri mia.

    Ma ho solamente una canzone,
    Fatta di notte in un portone,
    Mentre ti ho vista come un ladro andare via,
    Con lui da casa mia,
    E tu non sei più mia.

    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, non si può
    Non si può

    (LEI)

    Non sono morta e ne persa,
    La foto su i muri non serve sai,
    Ero tua ma non lo sono piu ,
    Spero che per me non piangerai.

    Lo so che fai le serenate,
    Sei romantico e si vede dai,
    Quel giorno ero insieme con l’amante,
    Spero di non pentirmi mai…
    E con questa storia tu crescerai..

    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, amore no (amore no)
    Amore, amore, amore, amore, amore, non si può

      1. O Malok kokëtrashë analfabet, komento artikullin lart të lapsit. Pse të ha bytha kot me poezitë apo paroditë e Mollës? Vetëm budallenjtë nuk e duan artin dhe poezinë. Nuk të pëlqen, grric bythën. Thua poezitë që s’ia lexon kush. Ku e di ti? Ti pse i lexon? Se sa i lexojnë ato nuk e di ti, ti nuk i di klikimet e lapsit. Dhe nuk janë klikime për komentet e një maloku këkëtrashë patronazhist si ti. Kështu që ik mos ha mut si shumë se nuk e rruan njeri nga komentet e tua. Defiçent. S’ngele ti të tregosh se ça do shkruajë Molla o debil.

      2. O Maloku, kujdes mos të të çahet bytha. Mos bëj si interesant kot kur je një analfabet që s’të pjerdh kush.

      3. O Malok i orës 14:46. Në fakt politika dhe gomerë si ti kanë 3 dekada që na kanë çarë karin. Politika ka 30 vite që vetëm e shkatërron artin, dhe do vetëm artistët që i servilosen, politika vetëm vjedh dhe mashtron dhe sigurisht ka edhe budallenj sufllaqexhinj si ty në komente që nuk e duan artin. Kujt i plasi se ça mendon një malok si ti! Ik merr sufllaqen atje te partia dhe qepe gojën. Ne lexojmë ça të duam. Lajme e portale ka me qindra. Artista të vërtetë ka pak.

    1. Who has skill in the art of music is of good temperament and fitted for all things. (Martin Luther King Jr.)

      Art is the lie that reveals the truth. (Pablo Picasso).

      Without art, the crudeness of reality would make the world unbearable. (George B. Shaw)

      “Një nga motivet më të forta që i udhëheq njerëzit në art dhe shkencë, është për të shpëtuar nga jeta e përditshme me mashtrimin e saj të dhimbshëm dhe trishtimin e pashpresë, nga zinxhirët e dëshirave të tyre që janë në ndryshim të vazhdueshëm. Një karakter i kalitur në mënyrë elegante priret (ka dëshirë) për tu arratisur nga jeta personale në botën e përceptimit dhe mendimit objektiv. (Albert Einstein)

      “There are two basic motivating forces: fear and love. When we are afraid, we pull back from life. When we are in love, we open to all that life has to offer with passion, excitement, and acceptance. We need to learn to love ourselves first, in all our glory and our imperfections. If we cannot love ourselves, we cannot fully open to our ability to love others or our potential to create. Evolution and all hopes for a better world rest in the fearlessness and open-hearted vision of people who embrace life. ” (John Lennon)

      Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti apo poeti, është të përpiqemi dhe të shprehim atë çfarë të gjithë ne ndjejmë, jo t’i tregojmë njerëzve si të ndihen. Jo si predikues, jo si lider, por si një reflektim i të gjithëve ne. (John Lennon).

      The dignity of the artist lies in his duty of keeping awake the sense of wonder in the world. (Gilbert Chesterton)

  7. Faleminders o Kurti, se sa here dalin deklarimet e gerdalles turprona me vete , si ka mundesi qe thyejm shpinen e skemi lek as me I ba balle nje hidherimi !

  8. Bravo Kurti.

    Ta marrin si shembull diplomatet ne Tirane qe rrine te ngrehur me kostume te shtrenjta, ta marrin burokratet ne Bruksel apo lobistet ne amerike.

    Kurti nuk eshte shembull per deputet e mazhorances tutto firmato e hajdute te Rames.

    1. Kostumi i Kurtit eshte me i shtrenjte se paret qe ka ne banke. Mos i merr te gjitha si te verteta. Rama ka vetem 90 milione leke e Sala me pak..Nderkohe kurti ka nderprere paret e EU dhe USA, duke e cuar vendin ne krize vetem per populizem e vota..

  9. Ja një fjali që se kisha mendu ndonjëherë, Maloku i 14:46 nuk është Maloku origjinal :). Origjinali, dmth dora vetë, shkruan vetëm për politikë, asgjë tjetër. Dhe poezitë very much welcome.

  10. Ka në këtë shkrim të Lapsit për paratë që ka deklaruar Kurti se ka në bankë, një mendësi ultramajtiste.
    Sipas kësaj mendësie, politikanë të aftë e të ndershëm qenkan vetëm ata që deklarohen “të varfër”
    Nëse qenka kështu, atëhere pse luftohet që popujt të dalin nga fukarallëku ?
    Le të ngelen të varfër se vetëm kështu mund të jenë të ndershëm.
    Analistë e intelektualë të shquar nga gjithë bota, në gjithë historinë e njerëzimit, e kanë vërtetuar me studime e statistika se korrupsioni e krimi shtohen pikërisht në popujt më të varfër
    Shpresoj që të mos jetë e vërtetë që Z.Kurti paska në bankë vetëm 1500 euro kursime pasi me këtë mendësi vihet në rrezik edhe buxheti i shtetit të Kosovës.
    Ashtu si çdo njeri i kujdesshëm për buxhetin familjar, shumë më i kujdesshëm duhet të jetë kryeministri i një shteti.
    Një shtet që nuk di të kursejë e të krijojë rezerva buxhetore, në raste katastrofash natyrore apo njerëzore, do të jetë i pari që do të falimentojë/

  11. Ne Shqiperi po te jesh hajdut, drogmen , i korruptuasr , mashtrues, tradhtar, genjeshtar dhe gojefelliqur ai fiton dhe votohet, atij i thone eshte i afte, harapci dhe i thone i lumte,e pati ne dore dhe i ra ne top

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *