• |
ide | kryesore

Steven Zhang heq dorë nga supersticioziteti: vendos yllin e dytë të Inter

Sport
Zhang


Inter nuk e ka fituer ende matematikisht titullin, por tani duket se askush në kampin zikaltër nuk ka më asnjë dyshim. Presidenti Steven Zhang i pari. E një detaj sa i vogël aq edhe i rëndësishëm, nuk i ka shpëtuar syrit të shumëkujt. Një emoji i një ylli të ri është shfaqur në biografinë e profilit zyrtar në Instagram të Steven Zhang, president i Inter. Nuk është si ai më klasiku në të majtë të ngjyrave zikaltër, por kuptimi mbetet i njëjtë: Zhang gjithashtu braktis supersticiozitetin dhe pret ardhjen e titullit kampion, atë të yllit të dytë mbi fanellë. Bie në sy, në të djathtë, një orë rëre menjëherë pas imazheve të gjashtë trofeve, si ato të fituara deri më tani nën presidencën e tij. Si për të thënë: të presim të shtatën…

Një yll, në Serie A është i barazvlefshëm me 10 tituj kampion. Inter ka 19 dhe në momentin që do të zyrtarizohet kampion i Italisë, titujt do të bëhen 20 dhe yjet mbi fanellën zikaltër dy. Inter do të bëhet kështu skuadra e dytë përtej Adriatikut me më shumë kampionate, duke lënë pas kushërinjtë e Milan, të ndalur në 19.

Lexo më tejPrapaskena/ Inter e festa titull: koncert në San Siro e një himn i ri

Numrin më të madh të titujve kampionë të fituar e mban Juventus me 36 trofe. Bardhezinjtë kanë tre yje në fanellë, edhe pse vazhdojnë të tregojnë se titujt e fituar prej tyre në fushë janë 38, përfshirë ato dy që u hoqën pas skandalit të Calciopoli.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *