• |
ide | kryesore

Berisha për RAI: Pakti Rama-Meloni shkel të drejtat e njeriut

Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka folur për median shtetërore italiane, RAI, në një dokumentar investigativ rreth marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Berisha ka theksuar në intervistë se ndodhet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës. Më tej lideri i opozitës ka folur edhe për marrëveshjen për refugjatët për të cilën ka thënë se e ka kundërshtuar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

PJESË NGA INTERVISTA:

“Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

Dokumentari ngriti shqetësimin se milionat e hedhura nga qeveria italiane mund të shkojnë dëm pasi nëse opozita vjen në pushtet ajo nuk do ta rinovojë marrëveshjen pas 5 vitesh kur edhe skadon.

“E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” – thotë Berisha.



8 Comments

  1. tani si mendoni ju qe po te vije Berisha ne pushtet, mbas 5 vitesh sdo e rinovoje marreveshjen???? Per me teper sepse mendon mbi te drejtat e njeriut? Hahaha

  2. Berisha fokusin e ka te korrupsioni që të merr frymën, Meta jo vetëm do e bëjë Shqipërinë 4 milion në pak muaj, por edhe do sjellë lirinë. Po, po lirinë; atë që edhe Skënderbeu nuk e sillte dot i vetëm, z. Meta e ka të fshehur në xhepin e kostumit që do veshë rrugës për në kryeministri.

    Si zoti Berisha edhe zoti Meta e ka fort të ashpër diskursin. Ka shpallur armik çdo rival e i ka hapur luftë kujtdo që e sheh pengesë ndaj rikthimit të tij. Të kujton një fëmijë të lazdruar që është mësuar të marrë gjithmonë gjithçka që do.kur ti e shite detit grekeve per pak pushtet na e the qe ishte marveshje patriotike o serbi salih

    1. te paska len pa ngern Xeni? Po kerkon suflake te lapsi? Thuj Xenit ti zhbllokoj paret se nuk ja kap SPAK, mos te ket merak.

  3. Ti te drejt ke por problemi eshte qe si mund te flasesh ti per te drejta njeriu. Sa e shemtuar eshte qe njerezit kan memorie peshku. Ketu, kasapi vesh lekuren e qingjit dhe njerezit harrojn se ka qen kasap. O Sali: Gerdeci, 21 janari, 97, kullat, rrahja e gazetareve, djegja e koha jon,… Nuk kan fund krimet e tua. Dhe del ky e flet per te drejtat e njeriut. Si me marr Hamasin me fol per te drejtat e cifuteve, ose Netanjahun me fol per te drejtat e palestinezeve. Ja cfar prodhon pandeshkueshmeria, monstra qe te flasin per te drejtat e njeriut, nje vrases gjakftoft qe ka vrar kushedi sa shqiptar, vjen e te flet per te drejtat e afrikaneve. qija ropt.

    1. Or KAR i 16:01-shit,e ke ngaterru me pillin e motres tende…GOL.
      Peshk i qelbur je ti qe te kundermon goja nga gojorja qe i ke ben Edvin shkerdhates.
      BOLE KANDARI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *