• |
ide | kryesore

Kushte të paqëndrueshme moti, vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit


Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar prej orëve të mesditës do të kemi mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet e larta malore të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

  • në zonat malore 4 deri 11°C
  • në zonat e ulëta 5 deri 17°C
  • në zonat bregdetare 7 deri 16°C.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *