• |
ide | kryesore

Media belge: Emri i Edi Ramës del në një dosje pastrimi parash drοge

Arkiva, Lajme, Të fundit
belge


Në Gjykatën Penale të Brukselit u zhvillua këtë të premte një seancë ndaj një shqiptari të identifikuar si Arben I., i cili akuzohet për përfshirje në një organizatë të trafikut të drogës dhe për pastrim të shumave të mëdha të parave. Media e njohur belge rtl.be ka raportuar me detaje se çfarë ndodhi në seancë duke cituar se në dosje përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas saj, ishin avokatët Cédric Vergauwen dhe Christophe Van Der Beesen të cilët u shprehën se shqiptari ishte gjykuar një herë për këtë çështje në Spanjë dhe Itali dhe se prokurorët belgë nuk kishin sjellë ndonjë provë të re. Në këtë dosje që ka marrë emrin “Shqiponja e Zezë” akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Avokati Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. bazohen në informacione që vijnë nga dosjet e huaja. Lidhur me dosjen italiane të realizuar në bashkëpunim me Gjermaninë ai thotë se “nuk të çonte në asgjë”. Ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi “non bis in idem” pra që nuk mund të gjykohesh dy herë për të njëjtat fakte.

Më 18 prill, prokurori kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale me një organizatë të ngjashme me qendër në Majorka.

“Prokurori pohoi gjithashtu se Arben I. ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama – thuhet në shkrimin e rtl.be.

Nuk dihen më shumë mbi rrethanat e përmendjes së kryeministrit Rama në këtë dosje. ©LAPSI.al

Për të njëjtën çështje LEXO EDHE:

Dosja famoze “Black Eagle” në Belgjikë/ Dy shqiptarët nën akuzë si kokat e krìmìt

Dosja “Black Eagle” i “SKY ECC” në Belgjikë, zbardhet roli i kimistëve në trafikimin e drogës

Dosja “Black Eagle”/ Si arritën shqiptarët të korruptonin dhe Konsullin latino-amerikan

Pastronte në Shqipëri paratë e drogēs, zhvillohet seanca në Belgjikë për shqiptaren


18 Comments

  1. mesa duket shajne shqiperine se nuk ka mundesi qe ne gjithe pislleqet, pastrim te parave dhe korruptimit te te huajve te jete edi rama

      1. Sala ka faj jo nga një përmëndje e emërit të tij në një gazetë që nuk i dihen rrethanat por i shpallur nongrata nga shtetet më prestigjioze në Botë siç janë, USA dhe Anglia.
        Ani bre Miri, nuk është faji yt! Për sa kohë akoma sot në Shqipëri ka portale më këlyshë të komunistëve do të ketë naivë dhe injorantë të kategorisë tënde.

        1. “shtetet më prestigjioze në botë” …. Bahahahahaha… ato shtete i ka marrë lumi o i mjerë, ti më thua “prestigjioze”!! Ato i ka kalbur satanizmi, po ti fli, fli mbi dafina.

          (Ke dhe humor të hollë ti nga nahija jote.)

          1. “shtetet me prestigjiopze” jane shtetet qe i kane vene zjarrin mbare botes.
            SHB dhe Evropa i dhane licience Enver Hoxhes te masakronte per 50 vite shqiptaret.
            Kete po bejne edhe sot.

        2. Per cilin portal e ke fjalen zotrote , per reporttv me gazetar hitajn apo per top chenellin qe ka gjith ish nipat e mbesat e byroisteve ne staf , apo per mbesen e kriminelit te luftes Beqir balluku qe eshte bere zv e gjatoshit . Mos u krrujj me kto gjona o sufllaqexhi se te djeg suma me faktet pastaj

        3. O palle , gjithe bota e mori vesh qe Saliu u shpall “non-grata” nepermjet parave qe Rama te ka vjedhur ty, e femijeve te tu(nqs ke, apo do te kesh) duke paguar mc-gonigale.
          Nuk e dua Saliun, e as kam per ta dash, por te besh pas nje bande hajdutesh te kryesuar nga Rama, vetem budallenjte e bejne!

  2. Presim nga Edi këllira një reagim për median belge dhe burrin vrasës me thikë te ministres!

    1. E mer Ram kujtove se do bëje Enverin por me bekimin e Amerikës komuniste por ja që nuk mund të bësh dhe diktatorin dhe udhëheqësin liberal euroatlantik. Nuk mund të bësh kryetrafikantin dhe t’i kalosh bëmat te të tjerët. Nuk mund të vjedhës Shqipërinë dhe të çosh në burg ata me firmat që ke hedh e të hiqesh që kryeministri nuk di çar firma hedh.
      Sepse ka ik koha e diktatorëve. Qenia e tyre në pushtet tani është tepër e përkohshme. Dhe fundi i tyre dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *