• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu dhe breshër

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit



Këtë të premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu. Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Lokalisht do të ketë breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 7 deri 22°C,
  • në zonat e ulëta 8 deri 26°C,
  • në zonat bregdetare 11 deri 25°C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *