• |
ide | kryesore

Plagosje me armë zjarri pas sherrit, policia shpall në kërkim autorin në Shkodër

Lajme, Të fundit


Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin që plagosi me armë zjarri në këmbë 24-vjeçarin Jaser Osmani. Mësohet se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër pas një konflikti. Blutë bëjnë më dije se autori i dyshuar është një 46-vjeçar. Sipas hetimeve dyshohet se autori e ka plagosur këtë të riun me një plumb në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia.

24-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *