• |
ide | kryesore

Transportonte ilegalisht persona nga vendet e treta, arrestohet 30-vjeçari

Lajme, Të fundit


Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi transportonte persona nga vendet e treta, të cilët ishin futur në vendin tonë në mënyrë ilegale. Kapja autorit u bë pas publikimit të rastit të tij në një emision investigativ.

‘Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme dhe 2 vula. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme’, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *