• |
ide | kryesore

Bleu lojtarin e Barcelonës, luante i vëllai, Dinamo Bukuresht e mashtruar nga binjkët Ié

Sport
Ié


Bota është plot me ngatërrim identiteti të binjakëve, në çdo fushë. Nga realiteti te filmat, mes shakave dhe mashtrimeve, dy vëllezër krejtësisht identikë shpesh nxjerrin mbi vete histori pak a shumë të besueshme. Megjithatë, ajo që ndodhi te Dinamo Bukuresht do të ishte çmenduri. Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë Ié – përkatësisht Edgar, me të kaluar te Sporting Lisbona e Barcelona dhe Edelino, 30 vjeçarë nga Guinea Bissau. I pari, Edgar, i pranishëm në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundit u ble nga Dinamo Bukuresht, por ish-lojtari i Barcelonës në fakt nuk do të kishte shkuar kurrë në Rumani. Klubi rumun e etiketon të gjithë këtë çështje si lajm të rremë dhe njofton synimin e tij për të denoncuar autorin. Mjeku i Dinamos konstatoi gjithashtu se Edgar Ié ka një plagë në gju, në përputhje me një operacion që i është nënshtruar në të kaluarën në ligamentet e tij.

Prapaktheu? Dëmtim? Jo, fare. Edgar dërgoi vëllanë e tij Edelino në Bukuresht – sipas asaj që thotë Marca – një futbollist padyshim më pak brilant se sa ndërkombëtari afrikan dhe gjysmë-profesionist në Poloni.

Dyshimet te Dinamo Bukuresht – përvec aftësive të rishikueshme futbollistike – erdhën nga Ié që fliste vetëm portugalisht, kur karriera e Edgar – blerja e supozuar – e pa atë larg nga Lisbona për shumë vite mes Spanjës, Francës, Turqisë dhe Holandës. Zbulimi i pranisë së një binjaku më pas nuk bëri gjë tjetër veçse nxiti dyshimet dhe lehtësoi hetimet. Kur iu kërkua të dorëzonte patentën e tij, Ié i Dinamo Bukuresht refuzoi.

DINAMO: “FAKE NEWS, DO DENUNCOJMË AUTORIN”

Dinamo Bukuresht ka reaguar ndaj lajmit që bëri xhiron e botës me një deklaratë shumë të ashpër. Klubi bëri të ditur synimin për të denoncuar autorin e asaj që cilësohet si lajm i rremë. “Një falsitet, një shpifje, një sulm kanceroz ndaj klubit. Një lajm i rremë, i cili u shfaq në Facebook ditën e ndeshjes kundër UTA Arad, u përhap brenda pak orësh nga masmediat rumune dhe u rimor nga shtypi ndërkombëtar, deri te BBC, Marca ose Record. Të thuash se Dinamo Bukuresht dyshon se nuk ka blerë Edgar Miguel Ié, por vëllain e tij binjak, Edelino Miguel Ié, është një gënjeshtër, një shpifje, një sulm kanceroz ndaj klubit. Dinamo Bukuresht ka blerë Edgar Miguel Ié, lojtar komunitar, përmes një kompanie të njohur në nivel evropian. Flasim para së gjithash për transparencë, ligjshmëri.

Edgar Miguel Ié ka marrë një certifikatë transferimi ndërkombëtar të lëshuar nga federata turke, e verifikuar nga Federata Rumune e Futbollit dhe FIFA. Ai është regjistruar nga Liga e futbollit profesionist (LPF), ka marrë një certifikatë regjistrimi nga Inspektorati i Përgjithshëm i Emigracionit (IGI), dëshmi e qartë se shteti ynë ka të dhëna për qëndrimin e tij në Rumani. Përtej këtij qëndrimi për tifozët, për shtypin vendas dhe atë europian, Dinamo Bukuresht njofton se ka nisur procedurat për denoncimin e autorit të këtij informacioni të pasaktë për dëmtim të rëndë të imazhit të klubit. Edhe nga pikëpamja etike, Dinamo Bukuresht nuk mund të pranojë qëndrimin e shprehur nga një pjesë e mediave, për të promovuar lajme të rreme me emrin e klubit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *