• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti, Lushnje



Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”. Një kamion ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *