• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës.

Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç.

Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në të, 43-vjeçareja V. L. Ajo është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *