• |
ide | kryesore

Metamorfozat/ Përgjimet e SKY ECC nxjerrin fytyrën tjetër të Rilindjes

Arkiva, Kryesore, Lajme


Dosja e dytë e hartuar nga përgjimet e SKY ECC që Lapsi.al e disponon është një sagë tjetër banditësh, e denjë për serialet e Amerikës Latine ku vazhdimisht ka intrigë për porositë e vrasjeve, që e kanë zanafillën tek konfliktet e kumarit, hakmarrjet e mbartura, trafiku i drogës, sherret e çastit apo ndonjëherë tek një keqkuptim siç është vrasja e Gjin Ndojit. Aleancat funksionojnë sipas parimit “armiku i armikut tim është miku im” dhe grupe të fortësh nga Tirana bashkohen me të Vlorës, të Laçit lidhin kontrata me të Shkodrës, për t’u bashkuar në Durrës dhe për t’u ndarë sërish në Fushë-Krujë.

Nga bisedat e zbardhura të SKY në dosjen e lexuar nga Lapsi.al zbulohet një ndërmarrje kolosale e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka që kërkon të vrasë me patjetër Durim Bamin, njeriun që e akuzon për vrasjen e të vëllait, Aleksandër Ndoka. Aty gjenden bisedat e Ervis Martinajt, në një përpjekje për t’u sqaruar me ish-ortakun e tij në kumar Leonard Duka. Janë bisedat e Emiljano Shullazi që angazhohet nga burgu të gjejë vrasësit e Durim Bamit. Janë vëllezërit e deputetëve të Partisë Socialiste, Armando Ndreca dhe Xhelal Rrja, që përdorin SKY ECC herë për drogë e herë për të ndihmuar në një vrasje, apo shefa policie që u binden kokave të krimit si ushtarë të rëndomtë.

Por ajo që bie në sy mes emrave është që grupet kriminale të dosjeve “Metamorfoza” 1 dhe 2 janë shpesh të lidhur me pushtetin dhe marrin favore apo kanë një familjar të tyre në nivele të caktuara të qeverisjes. I marrim me radhë:

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka në Lezhë

Ish-deputet i Partisë Socialiste në Lezhë Arben Ndoka nuk arriti ta çojë deri në fund mandatin e deputetit, kur u përfshi në një sherr në parlament me ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri. Shkak i konfliktit u bë denoncimi që ai kishte qenë i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit dhe më vonë u arrestua nga policia për çështjen e pronave në bregdetin e Lezhës gjatë aksionit “Volvo-4”. Në dhjetor 2017, vritet Aleksandër Ndoka vëllai i deputetit dhe që nga ajo kohë ish-deputeti u përfshi në një kërkim të ethshëm të porositësit të vrasjes së tij, gjë që e çoi në bashkëpunim me grupet më të rrezikshme kriminale në vend.

Ndihmësi i Vangjush Dakos në Durrës, Astrit Avdyli

Atrit Avdyli është i njohur për komunikimin intensiv që kishte me Vangjush Dakon gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017, për të të bërë presion mbi votuesit në Durrës dhe për të ndihmuar PS. Në bisedat me Vangjush Dakon, kuptohej që grupi i Avdylajve me ndikim në Shijak ishin angazhuar për të mbledhur vota për PS, por kërkonin edhe të impononin kandidatët e tyre në Shijak e më tej. Në përgjimet e publikuara nga media gjermane ‘Bild’, dëgjoheshin edhe emrat e ish-kryebashkiakut të Durrësit Dako, deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, kryebashkiakut të Shijakut Ardian Kokomani e kandidatëve për deputet e kryebashkiak, Ilir Ndraxhi e Elton Arbana që komunikonin me grupin Avdylaj.

Pëgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryheshin për laboratorin e heroinës në Has, por nga përgjimet e SKY ECC kuptohet se shijakasi ofronte edhe shërbimin e vrasjeve me pagesë nëpërmjet nipit të tij Aldo Avdyli dhe shokut të tij Arben Mërkuri.

Emiljano Shullazi, i forti që ndihmoi PS në fushatën e 2013 në Tiranë

Gjatë viteve kur Saimir Tahiri ishte Ministër i Brendshëm, Emiljano Shullazi ishte një ndër njerëzit e paprekshëm nga policia. Socialistët e kishin pasur me vete gjatë fushatës së vitit 2013 dhe në Tiranë ai bashkë me njerëzit e tij kishin punuar për të sjellë në pushtet Rilindjen.

Shullazi u përmend disa herë nga ambasadorët amerikanë për lidhjet që kishte në nivelet e larta të policisë. Gjatë një bisede në Opinion, ish zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani kujtoi një ngjarje qe ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, në datën 23 qershor, të 2013.

“Atë ditë në darkë (23 Qershor 2013) kam lëviz duke kontrolluar shërbimet, se ishte një gjendje jo e mirë. Dhe është e vërtetë. E kam parë para njësisë bashkiake numër 6, Saimir Tahirin dhe Emiljano Shullazin. Sa u afrova unë, u larguan. Ishin para njësisë bashkiake numër 6, ishin bashkë. Saimir Tahiri ishte me kryetarin e njësisë nr.6, ky ishte aty afër”, deklaroi Breçani.

Pas përfshirjes në vrasje dhe gjobëvënie, Emiljano Shullazi u arrestua dhe aktualisht është në burg. Por siç dëshmojnë përgjimet e SKY ECC ai u përfshi intensivisht në gjetjen e vrasësve për Durim Bamin, siç i kërkonte Arben Ndoka.

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndreca në Lezhë

Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca. Ai është arrestuar bashkë me djalin e xhxhait, Elvisi Ndreca për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Armando Ndreca u arrestua edhe më 10 mars, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.

Tashmë me zbardhjen e SKY ECC është konfirmuar përfshirja e vëllait të deputetit socialist në kultivim të kanabisit.

Madje dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, sipas dosjes që ka lexuar Lapsi.al

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja në Fushë-Krujë

Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Xhelal Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në organizimin e një atentati ndaj Arben Ndokës, së bashku me Durim Bamin dhe Indrit Doklen.

Së fundmi, Xhelal Rraja u përfshi në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Xhelal Rraja u shpall në kërkim atëherë nga policia po nuk u arrestua asnjëherë.

Pëllumb Gjoka, investitori strategjik nga “Metamorfoza 1” në Velipojë

Në grupin e parë të të arrestuarve nga përgjimet e SKY ECC, prokuroria speciale urdhëroi arrestimin e Pëllumb Gjokës, që kishte porositur një vrasje në Tiranë, por që ishte shpallur edhe investitor strategjik nga qeveria Rama. Opozita e kishte akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk nisi asnjëherë.

Antarë të grupit të Bajrave që ndihmuan PS në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër

Një nga grupet më të goditur nga përgjimet e SKY ECC janë Bajrat e Shkodrës. Ata qenë të përfshirë në disa vrasje, mes të cilave ajo që është zbardhur plotësisht është eleminimi i Gjin Ndojit si porosi e Ervis Martinit. Bajrat bashkëpunonin ngushtë me Pëllumb Gjokën, por në zgjedhjet e 14 Majit u zbulua angazhimi i tyre në ndihmë të Partisë Socialiste. Një prej njerëzve më me ndikim të grupit, Behar Brajoviq del edhe në grupin e dytë të përgjimeve kur flitet për vrasjet e porositura mes bandave.


55 Comments

    1. Po por ky ish deputeti më parë ka qenë i PD-së.
      Po Ervis Martinaj, pse nuk e përmend?
      Apo sepse është ushtar i Berishës.
      Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma.
      Kur të dalë vrasja e bankierit Artan Santo, çfarë do të thoni?
      Kështu që asnjëri kraj i politikës nuk është i pastër.

      1. ” O ban gjithecka te jetosh, o ban gjithecka te vdesish”
        Nga filmi Krahet e Lirise 1994 , Morgan Freeman , Tim Robbins.
        Njeriu nuk mundet te beje gjithecka per te jetuar.
        Letra e Muntaz Kokolarit drejtuar zonjes Makbule Vrioni me 9 nentor 1944
        ” jeta ime dhe te aferme te mi eshte ne rrezik nga bashtu i Gjirokastres, Enver Hoxha, ka urdheruar djajet e kuq kunder nesh: kjo kuptohet : Thjeshte per motive personale, se ne kemi qene kundeshtare te okupatorit nazi – fashist dhe kemi punuar thjeshte per te mire e perparimin e kombit. Sic kemi biseduar edhe here te tjera, fatkeqesia e kombit dhe e Shqiperise se gjore qe ka rene ne duart e nje njeriut te perbindshem, tinzar, hakmarres,inatci,dinak,megaloman, egoist, qe i do njerzit nen vete, kumarxhi, genjeshtar edhe kur ka qene jashte, per studime nuk dha asnje provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Felliqi boten me borxhe. Ne intektualet Gjirokastrit ja dime te gjitha dhe sa i vlen lekura prandaj kerkon te na asgjesoje. Po kam besim se ketij batakciu bashke me djajet e kuq shpejt ka per ti dal boja”
        Muntaz Kokalari bashke me te vllajin pushkatohen pa gjygje, shkrimtarja Musine Kokolari burgoset dhe vdes ne internim per 38 vjet, pa u kuruar nga konceri. Liri Gega, Dali Ndreu po ahtu te vrare? Perse ? Duhet studiare figura e Enver Hoxhes per te kuptuar, personaliteti i tije. Kush ishte ne te vetet, nga cfare kulture dhe ambienti vinte, dhe ossessione ( fiksimi per te ndrequr me vdekjen e te tjereve te shkuaren personale). Dhe vertet kush e solli ne pushtet, dhe kush bere te mundur qe Hoxha te qendronte ne pushtet duke bere terrorizem ndaj shqiptareve . Dhe si donte ta ndreqte te kaluaren e tije, me hakemarrje ndaj familjeve shqiptare, pa kursyer gra e femije?
        Dhe c’è lidhje ka qeveria e Edi Rames me ideologin hakemarrese Enveriste? Koha, hapsira e limitet e nje kolere qe vuajne shqiptaret nga 1941.Fjalimi i Ramiz Alise ne kombet e bashkuara. Dhe kush e mbron kyt fatkeqesi kunder popullit Shqiptare? Enver Hoxha ishte homoseksual? Sipas librit te Blendi Fevziut
        Eshte veshtire nga ketu, por cdo dite do te perpiqem ti spiegoje sipas njohorive dhe eksperiences time.
        Per neser, do te spegoj, Fotografin e Edi Rames me Obamen me 2012 u pagua 80 mije dollar.

      2. ja nje kurve e fuges me emer

        dhe ne vazhdim , kemi nje popull kurve Dhe ssssskapi si kryekurva

        E kemi thene qe ne 2015 kur u ve ne zbatim kanabizimi dhe kriminalizimi masiv i shqiperise dhe shqiptareve, qe ska bo hajer asnji vend nga droga, dhe pas 10 vjetesh kemi nje kriminalitet te plote te shtetit sidomos.me vetingun , degradim ne cdo qelize dhe 1 milion te ikur.

        Fale rames ja arritem, medemek fajin e ka saliu sipas ktij kurves siper

      3. O ti loqe i orës 21.19, ik futi ndonje pershesh misri me dhalle ( se sufllaqet kane vajtur shtrenjte) dhe mos na rruan karin qe te delirosh ketu:
        Krim ka ne cdo vend dhe nen cdo qeverisje, por ama qe nga 2014 deri ne 2024 aq shume jane forcuar saqe qellohet mbi robt si mbi pulat . Kokainen po jua cojme ne meksikaneve qe nga Kolumbia.
        Hashashi mbiu ne cdo rruge kombetare, vetem ne sheshin Skenderbeu nuk i mboll.
        Tenderat e rrugeve nga 1 milion euro per km, na vajten ne 20-25 milione euro per km, dhe rruge prape nuk ka akoma ( unazen e ish fatorinos Salillari e ke parasysh ?).
        Sec u bene ca iceneratore me nga 150-200 milione euro per cope, por d ne eri tani vetem ajer kemi pare.
        Ministria e Shendetesise nga 50 cent per njesi, sterilizimin e beri me 190 euro per set.
        Ministria e Rendit e con një kapele polici ne 200-300 euro ( pra nje kapele polici me cmim shumice = me 2 pensione mujore ne qytet, ose 4 pensione mujore ne fshat).
        Te pakten 1 milion persona kane ikur nga syte kembet, aq sa sot jemi para Sirisë dhe Afganistanit per azilkerkim.
        Ne bashkine e Tiranes nuk mendojne me qe te vjedhin por i kane

        1. Ne bashkine e Tiranes nuk vjedhin me thjesht, tani thjesht zhvendosin fondin nga njeri xhep tek xhepi tjeter me firo 0‰.

      1. Edhe mund të jetë e vërtetë kjo që thua o malok, që Arben Noka paska qenë me PD deri në 2010, ashtu siç ka qenë Lefter Koka me LSI.
        Kërkon që ti vesh vetullat PS, por po ja heq edhe sytë
        Po pikërisht kjo që shkruan këtu, është një dëshmi që e nxin PS.

        Përse sekti i Rilindjes grumbulloi edhe ata persona të korruptuar apo me të kaluar kriminale që kishin depërtuar në partitë opozitare ?

        Ishte kënëngulja e PD për të bërë dekriminalizimin e politikës, që ja nxorri në shesh të kaluarën kriminale të Arben Ndokës e shumë “kuadrove” të socialistëve, nga Tom Doshi deri tek Rrajat apo Plarenc Ndreca

        1. eshte e thjesht o i paemer. njerezit duhet te kuptojn qe e gjith politika eshte nje me krimin dhe jo vetem ajo pjes qe do lapsi. Po prisni dhe ca se do dalin te gjitha, do dalin edhe keta te tjeret. Sidomos kur te hapen hetimet per Santon do degjoni cudira. Po prap ju do thoni qe SPAK genjen se ashtu eshte nje pun qe e di ai ne papafingo.

          1. ishte strazimir dhe jozefinen qe e bene casius po hajt se basha ishte tu flejt gjume
            nejse si te duash ti basha , brava dhe trekenedshi i bermudes poshte pallatit ne bodrum me taulant ballen me kamera

      2. Pirdhe pirdh se lirohesh.
        Ndoket , Armando Prengen, Roshet, Qifet, Tom Doshet etj ne parlament per here te pare apo kryetare bashkish i pame kur i solli moterqir Edvin Aneta Rama.
        Te tjerat janë prralla…jo me ke ka qenë jo me ke nuk ka qene jane muhabete karash.
        Gjithkush mund te jete me gjithke ne nje demokraci ashtu sic gjithkush mund te votoje gjithke:
        Muhabeti eshte: Kush i beri deputet, kryetare bashkish, ministra etj…?
        Kush i beri investitore strategjik nrpermjet nje ligji teresisht preferencial dhe dikriminues?
        Kush i ngjiti deri ne ato maja qe kurre nuk mendonin se mund ti shkelnin?
        Edvin Aneta Rama!

    2. Perceptimi i publikut Jo sylesh per bemat socialiste, nuk ka qene ndryshe nga c’fare shkruhet me lart .
      Megjithate nga artikulli gjerat behen edhe me te dukshme.

      Vleresim per gazeten e Bushatit.

    3. Njerez te peshtire!!!

      I vune emrin “Rilindje” me gja do rrenin te gjalle e te vdekur se jane e ardhmja por qe ne te vertete vertetuan ate qe nuk ka te gjalle e te vdekur qe sot identifikojne “Rlindjen” me gjemen me te madhe qe i ka rene shqiptarise ne koke qe pas komunizmit kelyshet e te cilit drejtojne kete organizate kriminale.

      Nje gje esht e sigurte: Nuk e kane te gjate!!!

    1. Pak ka permendur Lapsi, duhen nate te gjata dimri te eger per te treguar bemat e PS me krimin, ologarket dhe patronazhistet. Por Lapsi duhet te shkruaje edhe per lidhjet e PD se Berishes me njerezit e krimi, fillojeni me Ervis Martinin qe e beri mbretin e bixhozit etjetjetj. Po lidhjet etmerrshme te kokeboles Ilir Meta me boten e krimit, denonconi Lapsi edhe per to sepse i beni mire ketij vendi, cdo njeanshmeri e ben nul cdo shkrim wofte edhe si ky qe po komentojme.

      1. O tironc leshi , halli jone eshte te qerrojme piktorin me shpuren e tij . Ju qe doni te vendosni shenjen e barazimit jeni te lire te hani mut sa te doni. Per sa kohe eshte hajvani Rama ne qeveri ska per te gotitur tjeter grup lapsi , vetem rilindjen . E more vesh o tironc me gjasme. Nqs do llogjike tjeter shko ha mut te tema e meros ose te gazeta sot me ate tutkunin beqiri qe e mban veten dhe per avokat . Ktu nuk ka demokraci , ktu vetem shahet rilindja.

  1. PARODI

    APOLOGJIA E ERION VELIAJT

    Të dashur qytetarë të Tiranës,
    jam para jush për t’ju sqaruar,
    për aferën e drejtorëve 5D,
    dhe falje vërtet për t’ju kërkuar.

    Si fillim dua t’ju qartësoj,
    unë do jem Lali Eri juaj,
    porsi dikur shitësi i fiqve,
    dhe sot në shërbimin tuaj.

    Unë i varfër si ju kam qënë dikur,
    dasmën e bëra me lekët e mamasë,
    ajo kishte mënjanë kursimet e jetës,
    ju garantoj se të vërtetën po ju flas.

    Në jetë kam çarë me forcat e mia,
    i famshëm u bëra me lëvizjen Mjaft,
    lëvizje e sponsorizuar nga Sorosi,
    që të ikte nga pushteti Nano i paaftë.

    “Nano ik” ishte parulla e demokratëve,
    por kontributin më të madh e dhamë ne,
    puna s’qe të vinte Saliu në pushtet,
    por në PS të instalohej Rilindja e re.

    Dhe ja ku jemi sot të dy në pushtet,
    Rama kryeministër e unë në bashki,
    për fat të keq emëruam dardhaxhinj,
    të dyve si hajdut na ka dalë nami i zi.

    Gabime ne mund të kemi bërë,
    dhe unë patjetër kam bërë plot,
    por s’jam hajdut, jam i ndershëm,
    kazani mediatik përherë i’a fut kot.

    S’jam aksioner i fshehtë i asnjë hoteli,
    s’kam hedhur firmën në paligjshmëri,
    jam krenar për punët e drejtorëve,
    edhe pse ata përfituan në hajdutëri.

    Sidoqoftë tani kemi drejtësinë e re,
    që zyrtarët e lartë i heton e gjykon,
    kjo e gjitha falë vullnetit rilindas,
    por mua dhe Ramën ajo nuk i trazon.

    Prandaj e ka të kotë Rithemelimi,
    që proteston me flakë para bashkisë,
    një grusht njerëzish sa për sy e faqe,
    s’duan që unë mandatin tim t’a bitis.

    Harrojnë që kur sundonte doktori,
    asnjë drejtor a ministër nuk u dënua,
    madje edhe kur Ina Rama i doli kundër,
    e etiketoi pa pikë turpi si “lavire grua”!

    Iu thaftë goja edhe atyre hipokritëve,
    që thonë se Rama mua do më lëshojë,
    do më arrestojë SPAKu e do bie në burg,
    këtë gjë kurrë askujt s’mund t’ia lejoj.

    Unë ata të SPAKUt i kam kolegë,
    me kërkesë të tyre vajta vetë atje,
    me orë të tëra i sqarova për aferën,
    dhe për pafajësinë time iu bëra be.

    Unë jam punëtor i pashëmbullt,
    tërë kohës mbjell pemë për pyll orbital,
    vërtet s’keni në shtëpi ujë 24 orë,
    mbase as një milion pemë s’i keni parë.

    Avash avash do fillojmë të shëmbim,
    pallatet e vjetra se s’ka më hapsirë,
    jo për lulishte por për kulla të larta,
    që të gjithë të strehohen sa më mirë.

    Në ndërtim thonë se pastrohen paratë,
    por kjo gjë s’është aspak e vërtetë,
    ato janë biçim investimesh strategjike,
    i bëjnë pasanikët për fukarenjtë e shkretë.

    Unë i’a kam ndryshuar faqen Tiranës,
    kam bërë plot projekte e punë të mira,
    thashë s’do bëj kulla por gënjeva pak,
    unë jam Lali Eri, pas më vijnë historira.

    Historia e fundit doli sot në media,
    u martua një çift lezbikesh në bashki,
    rroftë internacionalja e bythqirave,
    le të puthen e martohen të njëjtat gjini.

  2. Ore, di gjë njeri pse Çim Peka vazhdon fton Baton Haxhiun në studio për të dhënë mend si analist i pavarur? Batoni është një spiun serb, një antishqiptar që ka marrë para nga inceneratorët.

    1. Po pse Qimin, çfarë e di ti.
      I ati i Qimit, Maxhun Peka, ka qenë ambasador i Enverit.
      Më thuaj një, po vetëm një, në PD që, nuk është komunist e bir komunisti, ose spiun e bir spiuni.

      1. Maxhun Peka: Biseda ime me Enverin e Mehmetin. Si e ndihmova nipin Çim.

        Z.Maxhun ka shërbyer në 13 vjet si diplomat në Vietnam, gjatë kohës së luftës, ka shërbyer nga vitit 1982 deri në vitin 1988 në Francë dhe nga vitit 2006 deri në vitin 2013 në Kinë.

        Për ata që nuk e dinë, Maxhun Peka është xhaxhai i kolegut Çim Peka. Si i keni marrëdhëniet me Çim Pekën, nipin tuaj?

        Për të filluar gazetarinë e kam ndihmuar unë. Mbaroi juridikun dhe pa punë vinte te Partia Demokratike. I thashë: Provo të shkruash diçka… E shkroi dhe i thashë : Nuk jam shumë i kënaqur, provo dhe një tjetër… E provoi dhe të dytin, dhe sërish i bëra vërejtjet e mia. Ja Mehmet Elezit. Më pas Qemal Sakajevës dhe me pas ia dhanë Fahri Balliut dhe ai e botoi në gazetë. Pastaj u punësua atje dhe filloi jetën e tij, mënyrën e tij të jetesës dhe të komunikimit.

        (Marrë nga OraNews 18 shtator 2018)

        1. Pra me një fjalë, ish pushtetarët komunistë pësuan “metamorfozë” dhe u shndërruan papritur në demokratë të thekur. Shumica që shohim ne media dhe politikë janë ish komunistë ose familjarë të tyre. Kështu e krijoi edhe PD Berisha, me ish spiuna dhe ish komunistë, sepse ata është më e lehtë t’i mbash nën udut me dosje. E kështu na japin mend përnatë për demokracinë e meritokracinë në media këta personazhe politikë që kanë çarë në jetë me nepotizma e me mik.

          1. kari tema eshte per organizaten kriminale RIDHJERJA jop per plakun e cimit

            apo ci qi temen temes , flasim noi karllik nga mllefi per cimin

            bythqir

        1. O ti bytha e orës 12.28. Bythëqira janë ata në pushtet dhe ti po ashtu që na bëke si roje i temës këtu. Shko komento temën më lart mos u merr me komentin e komentuesve se e keni bërë zakon. Jeni bëre si roje. Ça lidhje ka Çimi thotë! Ka lidhje se është pjesë e gazetarëve të rithemelimit të ish komunistëve që bën propagandën e doktorit, dhe pazareve të tij. Dhe fton në studio antishqiptar si Baton Haxhiu që bën pazare në emër të Ramës. Ka lidhje që ç’ke me të. Kështu që shko pirdhu e mos bëj më avokatin e Çimit ti bythëqir paemër. Të fala Çimit. Thuaji të të gjejë ndonjë punë si roje se e bëke mirë.

  3. Dosja britanike e Berishës “non-grata”: Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër,faktet qe salihu e sorollopi i tij te rrugica te lexojne dosjen dhe te dalin per revolucionin e rradhes

  4. O popull shqiptar , po ju kujtoj qe Sala ka ik nga pushteti 11 vjet me pare,eshte ai problemi yne.
    Sigurisht edhe Sala ka mekatet e tij,por nuk mund kurre te krahesohen me keto te rilindjes.
    Duhet te behemi te zgjuar te shikojme realitetin ashtu sic eshte.
    Politika nuk eshte futboll ,qe secila skuader ka tifozet e vet.

          1. po ka me impotent se rama dh veliaj? qe ja qine grate te tjeret?! dhe martohen per show se hane karin e dash pezes apo badigardit te sorrosit te vogel 😀

            impotent thote kari

    1. ore sala i qiu robt bandave i futi mren nga i pari tek i fundit me kol olldashin , erdhi rama dhe fillunt e dalin te gjithe, pse?

      sepse asnje gjykates e prokuror a drejhtor burgi nuk punon dot kur ata qe jane kriminele jane krahu i djathte i rames , duke fuillu nga tom doshi me vizionin e tij socialdemokrat e deri ne konispol e sarande me kelin

      ata epane se ca po ndodhte , shteti ishte bere pale me krimin dhe i kishte lene vetem , te pakten shpetuan veten dhe nuk lane femijet jetime ata qe u perpoqen jo vetem qe u kercenuan e u perzune por iu hapen dhe ceshtje nga prokuria si zaganit dhe nuhut

      ramuti dhe ridhjerja jane organizate kriminale mafioze dhe skappppii po i le te shkojne pa i hyre gje ne kembe

      duhet te falenderojme dhe ambasaden afgane te rruges se elbasanit dhe ate te BE ne siri irak dhe palestine per promovimin e shteti te se drejtes demokracise dhe lirise sjane vecse hajdute , nje tufe te korruptuarish ptuuuuu

      1. Sna e kan fajin ambasadat pse ne votojm per keta. Sna e kan fajin ambasadat qe ne nuk arrijm te bejm as nje rotacion brenda partis e jo me ne shtet.

  5. PS,te gjithe jone o hajdut,o drogagji ,o kriminel qe vrasin njerz me para,kapabanda eshte ky palloshi,qe ka koruptu edhe nderkomtaret ,per fat te keq ,…ka ni popull dele dhe do jete gjate ne pushtet .! U shpartallu vendi.!!!

  6. PLASEN UJRAT E ZEZA
    MUTI MORRI DHENE
    NE ALARM RIPJELLJA
    SHQIPETARET FLENE

    SKA ME SOCIALISTE
    KA VEC MERCENAR
    VETEM PER TE VJEDHUR
    JANE VENE NE GARE

    BAJGE NDARE PERGJYSEM
    RAME E SALI
    NA BEN MUT PER PULA
    KU JE MOJ RINI

    PO NUK IKU RAMA
    QE SOT QE TANI
    NA MORREN KOSOVEN
    SKA AS SHQIPERI

    1. “Vjosa” … të lutem mos e përzi satanikun rama me doktorin (që ka fajet e veta). Janë shumë shumë larg.

    1. kjo dihej qe ne 2013 , kishte mbi 20 deputet me bekgraund kriminal pimp, vrases, tutor dhe qe vazhdoi me instalimin e kriminleve ne instituicione lokale e drejtori rrethesh e me pas mori nje dore te fuqishme me zgjedhjet e bashikive ne 2015 me nje tufe perdhunuesish ne grup te kreyesuar nga roshi i kavajes ah po dhe me personazhe bastarde si shukriu me breket me vrime

  7. Nxjerrin fytyren e gjith politikaneve, jo vetem te rilindjes, mos i mbani me hater ata te tjeret. Keta jan te lidhur me te dyja krahet. Martinaj eshte nipi i Liri Berishes dhe ka ber fushtat per PD. Nqs jeni gazetar dhe jo suflake (edhe spe e dim qe jeni nje cop suflake) nxirrini te gjith ashtu si jan, te lidhur me krimin, te gjith politikanet. Po ju jeni varikarsa, jeni pjes e ketij sistemi dhe mbani ane, kur keta dihet qe jan perdor nga te gjitha krahet e politikes.

  8. Tani dihet qe Saliu bashkepunonte me keta. Edhe ky Ndoka i Saliut ka qen. Po Saliu maksimumi i bente shefa burgu e shefa policie, kurse Rama i mori e i beri kryetar bashkish e deputet. I vari melcit ne qaf ujqerve. Se mos del te bej sa per sy e faqe nje mia culpa, po hic. Sikur jan ne ndonje planet tjeter keta. Ishalla dalin te gjitha, te gjitha. Edhe komunikimet e politikaneve. Do ngelemi pa politikan fare, te gjith brenda, te gjith mut.

  9. Këta janë mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës këtë të martë, të mbledhur për të rrëzuar Erion Veliajn.

    Braktisja që i është bërër Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë nuk ka nevojë për më shumë koment.Te zhduket nga faqja e dheut familja komunisto serbe dhe neokomuniste e salih ram berisha e vetmja familje kriminale post diktature,por neokumunisti salih i takon te ngordhe si Qeni serb ne ballkon atje te jape shpirtin vetem shkatarrimit qe i beri ky prones publike,private ky e meriton dhe me keq,vdekshin komunistet te lyer ne blu.

  10. Shum mir beni qe i denonconi lidhjet e PS me krimin. Po nuk beni mir qe fshini ato te PD me krimin. Keni harruar qellimisht te permendi ne detaj te vogel. Vis Martinaj eshte njeri i Berishes, ja se kan per te dal dhe keto. Edhe nje tejter detaj qellimisht i harruar. Ndoka dyshonte se vrasja e vllait te vet u porosit nga Ilir Meta per punen e sherrit qe beri me Moniken. Ekzekutimin e beri grupi i Bamit por porosin e dha Likja. Likja i dha edhe porposin per vrasjen e Tom Doshit atij Bamit se ate e perdorte shum po Bami nuk merej dot me Tomen dhe i tregoi. I harroni qellimisht keto detaje te vogla.

  11. të prekje Ervis Martinajn, i binte të prekje Sali Berishën sepse është nipi i Liri Berishës. Nga ana tjetër, avokati thotë se personazhet të cilët ka arrestuar SPAK mund të hapin “Kutinë e Pandorës” për shumë krime e vrasje të pazbardhura. Ai thotë se ndihmë të madhe do të japin dhe shërbimet e huaja.

  12. Ca po del me sky ne shqiperi krimi nuk ka strutturen e mafjes por strutturen e kartelit .kshuqe tka gazetaret duhet te flasin tani e tutje me KARTELI RILINDJES. KARTELI LEZHES .KARTELI SHKODRES etj kartele funksionon njesoj ven ne disposizion njerez dhe cdo gje per te bere nje pune te gjith bashke pastaj terhiqen ne grupin e vet .me ne fund ja gjet emrin dhe krimit shqiptar

  13. Shtoni dhe ketu administraten e korruptuar amerikane ne vecanti ambasadoret apo te derguarit si puna e Eskobarit….

  14. Fytyren e vetme te Partise Socialiste te Shqiperise :Krim,droge,plaçkitjr,vjedhje votash,inkriminim ne masen 80 % te administrates Publike,kthimin e taksave ne rroga Patronazhistesh,shperfytyrim te vlerave,shpopullim masiv,inkriminim masiv te gjygjesorit e Policise ne masen 90 %.
    Kjo eshte Partia Socialiste e Shqiperise,faqja e zeze e Kombit Shqiptar,ndermarrja me kriminale e kthyer ne shqetesim Global !
    Shqiperine e mori Turku(Partia Socialiste&Edvin Droga),shqipetar mos rri po duku Shqipetar(ata qe kane ngelur )!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *