• |
ide | kryesore

Eminem tërhiqet nga muzika?

Paparazzi, Slider


Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky do të jetë edhe albumi më i fundit i tij.

Përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi publikoi një ‘mesazh’ në të cilin shfaqet dhe zhduket fjalia “…dhe rrengu im i fundit” dhe fansat menjëherë reaguan, pasi postimi nxiti aludimet se nuk do të ketë një rikthim të artistit.

“Mos guxo ta lësh muzikën”; “Hej, ç’po ndodh Em? Jam e frikësuar ishin disa nga komentet.

Albumi “The Death of Slim Shady” pason albumin“Music to Be Murdered By”. Ky i fundit u publikua në janar të vitit 2020 dhe pati sukses duke u renditur në krye të listave të Billboard. Sa i përket Slim Shady, ka qenë alteregoja e reperit që prej vitit 1997, kur ai publikoi edhe “Slim Shady EP” dhe “The Slim Shady LP”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *