• |
ide | kryesore

Kreu i KLP del kundër drejtësisë së re pas shkarkimit: Vendim i turpshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
klp


Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e vetingut) vendosi sot përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të Alfred Ballës, kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që “qeveris” prokurorët në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e konsideroi të turpshëm vendimin e drejtësisë së re, pjesë e së cilës ka qenë deri tani. Ai shprehet nuk kemi të bëjmë me shkarkim, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj tij. Balla paralajmëron se çështjen ndaj tij do e apelojë në Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg). Ai thekson se i vjen keq për avokaten, e cila kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së.

“Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…” – shkruan Balla në reagimin e tij. /LAPSI.al

PER ME SHUME LEXO: Pse u shkarkua kreu i KLP-së


5 Comments

    1. O Bajgë Rilindase ! O Jurist Kari Balla! Nuk thuhet neni “g” o qyq i mjerë, por gërma “g” e nenit ….
      Ku e ke marrë shkollën O Alfred mustaqemiu?!🙉🙈

  1. Ky Alfred Balla, mos ka punuar ne kryeministri si keshilltar I Nanos? Nga na doli si njeri apolitik dhe perfaqesues I shoqerise civile? Apo kjo eshte drejtesia e re e reformes madheshtore ne drejtesi.

  2. Kokalari i përgjigjet Argitës: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në PD, mos na detyroni të merremi me ju,shko ne strazburg dhe fito perrallat tregoja salihut

  3. Derisa pelqen rakun eshte i shoqerise civile.
    Aty poshte tavolinave i ra stilolapsi. Balla ne kerkim per palla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *