• |
ide | kryesore

Prodhuan dhe shitën drøgë, dy persona të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia


Policia goditi një grup të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, ndërsa vuri në pranga dy persona. Njeri prej tyre, 32-vjeçari A. Sh. kishte masë sigurie “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata, por rezultoi në shkelje të saj. Gjatë operacionit u sekuestrua gjysmë kilogram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadrin e një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, ka finalizuar operacionin e koduar “Medusa”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;

– B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *