• |
ide | kryesore

Shqiptari mashtron të moshuarit në Greqi, u zhvat para dhe ar me vlerë 140 mijë euro

Lajme, Të fundit


Një 48-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë. Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

Bëhet me dije se 48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e para cash dhe bizhuteri së tyre arrin në 140 mijë euro.

Mashtruesi shqiptar i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke i thënë se të afërmit e vetë kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari përballet me kallëzim penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *