• |
ide | kryesore

Maliq, gjendet pa shenja jete në banesë 64-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të premte në fshatin Vashtëmi, në Maliq. Mësohet se 64-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij i pajetë brenda banesës ku jetonte, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas policisë, dyshohet se burri i ka dhënë fund vetë jetës.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *