• |
ide | kryesore

Shpërthimi me eksploziv në Malësinë e Madhe, pronari i lokalit: Nuk ka lidhje me mua

Lajme, Të fundit


Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal në Malësinë e Madhe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:50 në lokalin e zyrtarit të PD-së, Ferdi Sterkaj.

Sterkaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se shpërthimi nuk kishte lidhje me të. Ai më tej shtoi se nuk ka probleme dhe nuk ka patur asnjë kërcënim apo konflikte.

“Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime.

Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët,” tha ai.

Policia bëri me dije se për shkak të shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *