• |
ide | kryesore

Eventi sportiv “Tiranathlon”, devijon qarkullimi i mjeteve të dielën

Lajme, Të fundit


‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event sportiv bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

I. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 26.05.2024, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datat 24-25 Maj 2024 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit) sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve- me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën “Panorama e Liqenit),
– Rruga “Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga “Daxhit” me rrugën -Shaqir Palushi”, deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
– Rruga “Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”), .
– Rruga “Panorama e Liqenit” (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Ligenit” me rrugën “Diga e Ligenit”).
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
– Blv “Zhan D’Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a) Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias”,devijon në njërin drejtim, në Sheshin Willson” tjetri në qendër
b) Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”, devijon te sheshi “Willson”.
c) Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
d) Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.
e) Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti—Jordan Misja” devijon në qendër.
f) Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri—Qendër—Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
g) Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër
h) Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *