• |
ide | kryesore

“Nuk ka të nesërme”. Orges Shehi kërkon titullin e dytë: atë që i rrëmbeu, Partizani ka mudnësia tja kthejë

Sport
Shehi


Partizani kampion në fuqi e Orges Shehi në kërkim të titullit të dytë me dy skuadra të ndryshme të kryeqytetit, atë titull që i shpëtoi me diferencë golash sezonin e ardhshëm e që nuk dëshiron aspak të lëshojë në finalen e të dielës kundër Egnatias. Në konferencën për shtyp të vigjiljes tekniku i të kuqve e thekson se kjo është një ndeshje pa të nesërme. “Në tre vjet fitova titullin e humba vjet me pikë të barabarta e tani jam ende në garë për të fituar titullin. Sigurisht se të arrish deri këtu është kënaqësi. Kur je kaq afër sigurisht që dëshiron të jesh në fund ai që feston. Duhet përqendrim maksimal dhe koha ikën dhe ajo që mbetet është trofeu. Kjo është një ndeshje, si i kam thënë edhe cunave pa të nesërme”.

6 fitore radhazi kanë bërë që të kuqtë ta mbyllnin sezonin e rregullt me pikë të barabarta me Egnatian dhe të kualifikoheshin në finale. Askush nuk ka bërë më mirë se të kuqtë në finishin e kampionatit, gjë që tregon se janë në momentin më të mirë me teknikun Shehi në pankinë: “Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Përveç fitoreve kemi shprehur një lojë të mirë dhe kemi treguar agresivitet, grintë, kompaktësi që janë të domosdoshëm. Është një moment i mirë dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë siç duhet nesër. Na duhet sidoqoftë edhe pak kujdes”.

Lexo më tejTitulli në ‘duart’ e anglezëve: ja kush do të ndihmojë Taylor të dielën në Egnatia-Partizani

Partizani kërkon titullin e 18 kampion dhe të dytin radhazi e tani është vetëm një ndeshje larg. Egnatia, në anën tjetër, vjen në këtë përballje pasi ka fituar Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi e tani kërkon të ulet në tavolinën e të mëdhenjve, duke fituar titullin kampion.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *