• |
ide | kryesore

Raporti zyrtar: KFOR negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Lajme, Të fundit


Pas 8 muajsh është zbuluar se me lejen e kujt sulmuesit e armatosur serbë përshkuan malet e Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar. Në raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR u mor vesh me sulmuesit që të ikin nga kishin ardhur.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s, raporton Klankosova.tv.

Në dokumentin tregohet në detaje historia e Kosovës e problemet me Serbinë, ku vëmendje e madhe i është dhënë veriut të Kosovës.

“Në qendër të mosmarrëveshjes janë dy çështje kyçe: mosnjohja (dhe fushata ndërkombëtare aktive kundër njohjes) dhe mënyrat dhe mjetet e integrimit të popullsisë serbe të Kosovës – veçanërisht në katër komunat veriore që kufizojnë me Serbinë, ku serbët përbëjnë rreth 90% të popullsisë. Katër komunat janë ende pjesërisht nën kontrollin e Beogradit, ndërsa Kosova kërkon të afirmojë sovranitetin mbi totalitetin e territorit të vet”, thuhet më tej në raport. Megjithatë, sfidë vlerësohet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Kosovës e Serbisë.

Komisioni për mbrojtje e siguri u mblodh të shtunën, në ditën e parë te mbledhjes 3 ditëshe të asamblesë së NATO-s, ku në rend të ditës të hënën është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.


2 Comments

  1. Pse akoma kini dyshime ju se serbet u larguan vetem kur moren garancine nga KFOR dhe ju la n je koridor ilire per tu terhequr ?

    1. Opozita e kosoves kritikonin Albinin se gjoja ky beri marrveshje me kriminelet serb te ikin pa therr ne kembe …! Eshte fakt se jone vrar ma shum se 10 kriminel serb por me kesrkesen e kfor eshte mbulu lajmi.! Policia shqiptare bene punen e tyre ,ndersa kriminelet serb u shpartalluan duke kerku shpetim nga kfor,..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *