• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Francës, PSG rrëmben trofeun: pas përplasjeve të tifozëve, Dembélé-Ruiz shembin Lyon

Sport, Video
PSG


Paris Saint Germain fiton trofeun e pesëmbëdhjetë të Kupës së Francës. Finalja kundër Lyon përfundoi 2-1: Luis Enrique gjen dopietën kupë-kampionat në vitin e tij të parë në pankinën parisiene. Dembélé hapi ndeshjen në minutën e 22′ me një goditje me kokë. Pastaj Fabian Ruiz dyfishoi epërsinë në minutën e 34′. O’Brien ktheu në lojë Lyon në fillim të pjesës së dytë, me një goditje me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Por të besuarit e Sage nuk e përfundojnë dot rikthimin. Finalja e fituar e Kupës ishte edhe ndeshja e fundit e Mbappé me fanellën e PSG-së.

E FUNDIT E MBAPPE ME PSG, ME TROFE

Mbappé e mbylli përvojën e tij me PSG me një trofe. Skuadra e Luis Enrique arriti suksesin e pesëmbëdhjetë në Kupën e Francës. Ndeshja ishte menjëherë në favor të kampionëve të Francës, të cilët arritën t’i afroheshin golit tre herë në pesë minutat e para me Beraldo, Barcola dhe Zaire-Emery. Lyon ishte në vështirësi dhe Kylian e Hakimi iu mohua avantazhi vetëm falë ndërhyrjeve të shkëlqyera të portierit Perri. Sidoqoftë, Dembélé u kujdes për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 22′ me një goditje perfekte me kokë, në sugjerimin e Nuno Mendes, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 34′ me Fabian Ruiz.

Lexo më tejE eliminoi në shtëpi, tani Borussia tall keq PSG në rrjetet sociale: “Kaloni pushime të mbara”

O’Brien rihapi sfidën pothuajse çuditërisht në fillimin e pjesës së dytë, me një goditje të përsosur pas zhvillimit të një këndoreje. Lyon përfitoi nga momenti dhe iu afrua një barazimi të bujshëm me Tagliafico, sërish nga një goditje standarte. Hakimi dhe Dembélé provuan të mbyllin historinë në minutat në vijim, por portieri kundërshtar e mbajti edhe njëherë rezultatin në ekuilibër. Sage u përpoq të mbështetet në zëvendësimet për t’i dhënë një shtysë ekipit të tij në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht dy rasteve të tjera nga O’Brien. Një kupë e dorëzuar në fund të një ndeshje që nisi me përplasje të dhunshme mes ultrasve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *