• |
ide | kryesore

Video/ Xhaka, një gol për t’i ‘lustruar’ këpucët: shqiptari i dorëzon Kupën Bayer, thyhet Kaiserslautern

Sport, Video
Xhaka


Bayer Leverkusen ishte favorit i madh në finalen e Dfb-Pokal dhe, ndryshe nga sa ndodhi ndaj Atalantës, nuk gaboi. Aspirinat ngritën Kupën e Gjermanisë, e dyta në historinë e tyre, duke mundur 1-0 Kaiserslautern. Lojtari vendimtar ishte Granit Xhaka, që goditi nga jashtë zonës në minutën e 16′. Fisniku i rënë, i 13 në Bundesliga 2, nuk përfitoi nga shansi i dhënë nga kartoni i kuq për dy të verdha ndaj Kossounou (43′).

XHAKA HEROI I KUPËS

Sezoni historik i Bayer Leverkusen, që u ndal në 51 ndeshje pa humbje pas disfatës me Atalantën në finalen e Europa League, përfundoi me një tjetër trofe. Xabi Alonso, pasi dominoi Bundesligën, ngre edhe Dfb-Pokal në Olympiastadion. Aspirinat rrezikuar në fillim, me pritjen e Hrádecký ndaj Hanslik, dhe më pas morën kontrollin e lojës. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shtyu përpara, krijoi shanset e para me Grimaldo e kaloi në avantazh në minutën e 16′. Kaiserslautern bllokoi Wirtz, por nuk mund të bënte asgjë në të majtën nga jashtë zone të mesfushorit Xhaka. Një silur i vërtetë që përfundoi pas shpinës së Krahl duke bërë rezultatin 1-0.

Aty ndryshoi loja dhe Leverkusen shkoi edhe pranë dyfishimit me Schick. Skuadra e Bundesligës 2 u kthye çuditërisht në lojë në minutën e 43′. Ndërhyrja e Kossounou vlente kartonin e dytë të verdhë dhe Bayer mbeti me dhjetë lojtarë. Xabi Alonso nuk bëri ndonjë ndryshim të menjëhershëm, për të shtrënguar linjat dhe rrezikoi të ndëshkohej: Raschl iu afrua një barazimi sensacional.

REZISTENCË ME 10 LOJTARË

Në pjesën e dytë, Leverkusen u mbrojt, duke aktivizuar Stanisic për Schick dhe duke lënë vetëm dyshen Adli-Wirtz përpara. Rivalët e tyre ngritën qendrën e gravitetit me Ragnar Ache. Zëvendësuesi i ri trokiti dy herë në portën e Hrádecký, pa arritur të depërtonte. Wirtz dhe Adli flirtuan me dyfishimin e rezultatit, i cili nuk erdhi me gjithë përpjekjen e fundit, por Bayer Leverkusen mundi të festonte. Në fakt, klubi fitoi Kupën e dytë të Gjermanisë në historinë e tij, tridhjetë e një vjet pas suksesit 1992/93 kundër Hertha II (militon në 3.Liga). Një sukses që vjen pavarësisht performancës nën nivel, që konfirmon rënien e energjive të Bayer, pas një viti historik. Dopieta i lejon Xabi Alonso të përfundojë i pamposhtur në tokën gjermane: 39 ndeshje pa humbje dhe 51 rezultate pozitive nga 52 ndeshje sezonale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *