• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e të dashurit të polices së vetëvrarë: I fshiva mesazhet sepse…

Arkiva, Lajme, Të fundit
polices


Kanë dalë detaje të reja nga vetëvrasja e polices 21-vjeçare dje në Tiranë. Mediat raportojnë se Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë. Ajo kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur një lidhje me djalin e një efektivi policie, që e kishte koleg në të njëjtin komisariat.

Pasi për disa ditë e reja nuk i përgjigjej në telefon, mes tyre ka pasur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka shkruar këtij të fundit se “nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur”. Mësohet se kur 27-vjeçari me inicialet E.N., shkoi në banesën e saj, e gjeti të renë të pajetë pasi kishte qëlluar veten me një plumb në zemër.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu u ka thënë hetuesve se ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, “për të mos u zbuluar lidhja e tyre” dhe që të mos fajësohej ai për ngjarjen dhe pasi lajmëroi policinë ishte larguar nga banesa. Policia njoftoi këtë të shtunë arrestimin e tij duke e akuzuar për kryerjen e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Arrestohet i dashuri i polices që u vetëvra, fshiu mesazhet në telefonin e saj


3 Comments

    1. Shko ore pirdhu enver qeni ishte kripto cifut koke e kembe ndaj ndenje ne fuqi 50 vjet pa iu prekur as qimja. Sot po klyshet e tij dhe te larove te tij jane akoma ne pushtet.

  1. LEXONI MI IDIOTE PARA SE ME U LIDH

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

    A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *