• |
ide | kryesore

Elisa me Gaz Bardhin e kthejnë personale/ Kunja dhe nënkuptime gjatë përplasjes në kuvend

Arkiva
gazment bardhi spiropali


Një përplasje politike pas së cilës fshihen kunja, nënkuptime dhe inate. E tillë ka qenë sot loja e replikave mes Elisa Spiropalit dhe gaz bardhit të cilët po diskutonin për rezolutën  antikorrupsion, pas fjalimit që mbajti kryeministri Rama në kuvend.

Pasi shefi i qeverisë mbaroi diskutimin e tij sipas rregullores menjëherë iu kundërpërgjigj Gazmend Bardhi. Por Spiropali që shërben në parlament si qen roje i Skëndërbeut të saj, e mori menjëherë mikrofonin për tia kthyer personale Bardhit. “Kush je ti Gazi ai që flisje për babain e Zenit dhe që sot je bërë biri i babait të Zenit” i tha ajo shefit të gruput të PD-së.

Lexo me tej:

Opozita abstenon për rezolutën antikorrupsion, Bardhi: Propagandë e ditës!

Por bardhi që përgjigjet edhe kur nuk e prek personalisht e jo më kur e kapërcen këtë cak, nuk ia la mangut: “Meqë me pyetët se kush jam, unë jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollces. E kuptoj mirë që do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je pasi janë disa të tjera përpara teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsi Ramës, motra e Arben Ndokës, je motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pllumb Gjokës, apo mos je vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos” i tha ai deri sa Lindita Nikolli nuk lekoi më të vazhdohej me këtë replikë.

Ky qe një nga momentet më pikante të seancës së sotme ndërkohë që edhe Edi Rama që u kthye pas shumë kohësh në kuvend nuk u duk sot në formë për neologjizma, stigmatizime apo ironi që janë pjesë e arsenalit të tij luftarak me kundërshtarët.

©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *