• |
ide | kryesore

Shtyu gazetaren për të bërë foto, Roza Lati thyen heshtjen

Paparazzi, Slider


Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe disa e cilësuan veprimin si “kërkesë vëmendjeje” dhe “të pasjellshme”.

@topalbania_radio

Momente gazmore mes Albana Ruçit dhe Roza Latit në tapetin e kuq!😍

♬ original sound – Top Albania Radio

Në disa postime në “Instastory”, Roza ka reaguar ndaj situatës duke shkruar  se nuk ka patur për qëllim ta lëndojë gazetaren por ka dashur të shkrepë disa foto para se fotografi të largohej. Ndër të tjera, ish banorja i kërkon të falur Albanës.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën. Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë ‘zemër sa të bëj dy foto se po ikën fotografi’. Aty isha dhe patjetër do të prononcohesha. Vëmendjen nuk e marr nga ti, se siç the kam dyfishin e moshës tënde, bashkë me të, edhe vëmendjen, qoftë për mirë apo për keq. Gjithsesi më fal që të kam shtyrë dhe nëse je ndjerë keq edhe pse qëllimi im ishte të bëja fotot. Sa për sqarim, se jo për gjë, por kur s’dëmtova njeri në Big…u habita si e paskam bërë jashtë!”,  shkruan ajo.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *