• |
ide | kryesore

Drini Zeqo reagon pas largimit nga “BBVA 3”

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, Drini Zeqo vendosi të largohej nga shtëpia  e “BBVA 3” .  Lajmi u bë me dije përmes një zarfi, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, duke befasuar banorët dhe shikuesit.

Sot, vetë gazetari përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, u  shpreh se shëndeti i familjarëve është më i rëndësishëm se sa gara.

Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua, vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkroi ai në mbishkrim.

 



1 Comment

  1. brockulla ,thjeshte kuptoi qe do liante nga fiqiri me ata lloj butakesh aty brenda dhe iku sa ishte ne kohe ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *