• |
ide | kryesore

Rihanna dhe Kendrick kundër Drake?

Paparazzi



Në mediat sociale kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re.
Sipas raportimeve thuhet se kjo është një strategji e reperit për të çuar një hap më tej konfliktin e hapur me Drake.

“Mos! Do të dalë një këngë e re kundër Drake me Rihanna-n. Kjo është e rëndë”, shkruan dikush;“Rihanna ka qenë kundër Drake me kohë”, shkruan një tjetër.

Por ka dhe nga ata që nuk e besojnë këtë lajm. “Jo nuk besoj se do ndodhë. Rihanna është tepër e mirë për ta bërë këtë”, shkruan dikush tjetër.

Kujtojmë se Drake dhe Rihanna kanë pasur dikur një lidhje. Ata kanë disa bashkëpunime dhe thuhet se reperi ka qenë i dashuruar me të. Ajo ka po ashtu bashkëpunime të hershme me Kendrick, por prej shumë kohësh nuk ka realizuar më asnjë projekt të ri muzikor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *