• |
ide | kryesore

Analiza/ Ngrihet komisioni Xhafa, ku qëndron rreziku?

Arkiva, Kryesore, Lajme
komisioni xhafa


Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe pasi votoi me 76 vota të saj rezolutën tashmë të njohur me emrin antikorrupsion, do të miratojë të enjten komisionin parlamenar që sipas deputetëve të qeverisë do të forcojë “ koordinim e mëtejshëm i tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, që do t’i japë një goditje të madhe korrupsionit dhe do të realizojë reformat për Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030”. Këtë komision planifikohet ta drejtojë Fatmir Xhafa, i cili rikthehet në plan të parë që kur Rama e shkarkoi nga ministër rendi madje e renditi edhe një një vend jo fitues në listën e deputetëve të Tiranës.

LEXO ME TEJ:

PS ngre të enjten komisionin e posaçëm anti-korrupsion. Fatmir Xhafa kryetar?!

Fakti i riafrimit të një prej njerëzve të reformës në drejtësi me kryeministrin si dhe shqetësimi i këtij të fundit se SPAK po e hedh hapin më shumë se sa e ka lejen për çështje si ato të inceneratorit apo 5D, i ka bërë shumë opozitarë dhe kritikë të qeverisë ta shohin me dyshim këtë nismë të papritur të qeverisë. Dyshimet i ka shtuar edhe fakti se shumica parlamentare ka hedhur poshtë çdo hipotezë që ky komision, që mendohet se duhet të prodhojë amendime kushtetuesë që kërkojnë 94 vota (pra edhe kartonët e PD-së), të ketë një bashkëkryetar opozitar me të drejtë vetoje. 

https://lapsi.al/2023/11/07/kulista-ne-ps-a-po-afrohen-perseri-edi-rama-dhe-fatmir-xhafaj/

Në bazë të këtyre paqartësive janë hedhur disa pandehma: Rama do të prekë reformën në drejtësi. Ai po e bën këtë për të zvogëluar pushtetin e SPAK dhe për të rritur kontrollin mbi të. Ai do të fshijë nga Kodi Penal nenin e “shpërdorimit të detyrës” që po shpie në pranga një pjesë të zyrtarëve të tij dhe që i ka bërë shumë prej tyre të hezitojnë për të firmosur sipas urdhërave të shefit. Frikën se pas gjithë kësaj lëvizje ekziston një plan i fshehtë e ka shumfishuar edhe qëndrimi diplomatik i vendeve kryesore të perëndimit ambasadorët e të cilëve në mënyrë të kordinuar deklaruan se reforma në drejtësi nuk preket. Të nisur nga ky shqetësim diplomatë pranë tyre i kanë kërkuar opozitës të mos e bojkotojë komisionin e ri, ndonëse deputetët e saj nuk e votuan në mënyrë demonstartive rezolutën “anti korrupsion”. Pra shenjat nuk mungojnë se pas tundjes së flamujve për Shqipërinë e vitit 2030 antare të BE-së mund të struket ndonjë qëllim djallëzor.

Dita e drejtësisë/Konflikt mes Ramës dhe ambasadorëve për SPAK?

Por ama deri më tani jemi thjeshtë në rrafshin e hipotezave. Lapsi.al e ka lexuar dhe konsultuar me specialistë tekstin e rezolutës të miratuar në kuvend nga e cila moris shkas komisioni parlamentar që do të drejtojë Fatmir Xhafa. Përpos përpilimeve propagandistike aty nuk gjendet asnjë indicie që mund të përligjë frikërat që u rreshtuan më sipër.  Përveç kësaj ka dhe arsye të tjera që nuk e përligjin ankthin për qëllimet e këqia të këtij komisioni. Së pari është mungesa e kohës. Sapo të ngrihet ai do duhet të ndërpritet për shkak të mbi 40 ditëve pushime verore të deputetëve. Më pas vendi futet në periudhë zgjedhore  (pranverë 2025) dhe sipas ligjit në gjashtë muajt e fundit komisioni nuk mund të prodhojë gjë.

Së dyti edhe nëse puna bëhet në kohë rekord, kjo mazhorancë parlamentare nuk i ka numrat këtë mandat për të bërë ndryshime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Pra edhe nëse komisioni Xhafa do të prodhojë propozime, vështirë se ato mund të kthehen në ligje. 

Më këtë mënyrë mund të thuhet se rreziku ndaj idesë të hedhur nga Rama dhe që pritet ta realizojë Xhafa është iracional. Ai më shumë ka qëllime propagandistike për të krijuar përshtypjen se kjo mazhorancë e zhytyr në vjedhje, po reket ta luftojë korrupsionin. Ose një version i dytë është më afatgjatë. duke ditur se gjatë këtij mandati parlamentar Rama nuk bën dot ndryshime për shkak të numrave, ai sikurse mburret shpesh se është disa lëvizje para kundërshtarëve, po mendon pas fitores të 2025. Ai po përgatit terrenin për ndryshime kushteuese dhe në ligjet e reformës në drejtësi, duke synuar se në kuvendin e ardhshëm do të ketë aq vota sa të sigurojë ndryshimin e ligjeve që kërkojnë ⅔.   

©Lapsi.al


20 Comments

  1. Nuk ka tjeter deputet PS per te qene kryetar me moral.Kjo, sepse F Xhafa ka nji vlla trafikant e te denuar rende per krimet e tij penalisht.Pse e propozon E.Rama kete njeri ne kete detyre ,t`i spjegoi me transparence e jo me tekat egoiste te tij….

  2. Komisioni iu la jo pa qellim Xhafes, pronar faktik i ARLIS per te cilin Erjon Veliaj i dha urdher inceneratorit qe te mos paguante per dherat e depozituara. Keshtu Xhafes, ideator i kesaj reforme, i thuhet: o gjej zgjidhje per vete (se po te ngushtohet laku) dhe keshtu edhe per ne, ose do ta hash edhe ti bashke me ne, se ti na e gatove kete corbe. Tani te shohim cfare zgjidhje do jape vellai i Agronit

    1. Grabitesit e te ardhurave te shqiptare e te vullnetit te tyre do kontrollojne veten. Ka marr fund çdo gje.

  3. I vellai Geron ne burg per teafik Narko,Fatmiri kryetar komisioni kunder mafies,hahahahahahahahah,shtet Alibaba,edi Rama tall leshte me llumin qe te voton dhe u blen vota po me Shqiptaret jo,jo nuk behet !!!!

  4. Rreziku eshte tek virgjereshat e rithemelkarit.
    Keshtu e beni opoziten ju o kurva te ndyra?
    Po tall karin palloshi me ju o pushta .
    Nga rrevolucion kunder kurvave mavi na u bete njesh me kurvat mavi .
    Ropt ku ti kini o pushta te pseudoopozites .
    Do ja degjoni krismen o kurva

    1. Pse o njeri, fajin opozita e ka?

      Po ku ka opozite t´i rezistoje ketij presioni te pushtetit, te krimit, te vjedhjes se zgjedhjeve dhe per me teper, kur popullit tend dhe timit, as qe i behet vone dhe e shet voten per nje pjate pilaf.

      Revolucionin e ben populli.

      Po mire Rithemelimi qenka i shitur, po keta opozitaret e rinj ku jane? A i ke pare ndonjehere neper Shqiperi pervecse studio me studio, aq sa jane bere bajat me thenien fajin e ka Saliu.

      1. Po qe te mos bashkepunojne me palloshin nuk e kane ne dore ?
        Nese nuk kane bythe te pakten te mos bashkepunojne ose te ikin dhe ti lene vendin te tjereve ,
        Meqe ra fjala pse nuk bejne ndryshimet e kodid zgjedhor apo duan bythe viçi prape .
        Kjo opozite eshte me skandalozja qe ka pare ky vend , opozite qe pasurohet ne opozite .

  5. E vertete është !
    Përndryshe nuk mund te mbijetojë per dekada nje regjim klepto/krimineli/megaloman si ky qe po na sundon . Populli tek ne , ka ndergjegjen ( dhe per pasoje edhe reagimin) si te nje njeqelizori!
    Rama ka meriten qe e njeh shume mire mentalitetin e këtij grupimi qe quhet popull shqiptar, dhe e sundon mjeshterisht .

  6. Të ndëshkohet si sulm mbi institucionet! Neveri për Berishën që tha se u rrah me urdhër të Ramës,salihut i shkoje jeta politike kriminale vrtem duke dal bllof per cfare thote,ne ballkon do ngordhesh o serbi salih

  7. “Ose një version i dytë është më afatgjatë…. Rama … po mendon pas fitores të 2025. Ai po përgatit terrenin për ndryshime kushteuese dhe në ligjet e reformës në drejtësi, duke synuar se në kuvendin e ardhshëm do të ketë aq vota sa të sigurojë ndryshimin e ligjeve që kërkojnë ⅔ [ duke siguruar kështu një kontroll absolut mbi lëvizjet e paaprovuara të drejtësisë shqiptare ]”

    Kjo ka më tepër kuptim, duke pasur parasysh kush e drejton këtë farë komisioni dhe natyrën korruptive kriminale të vetë pushtetit aktual (ujku lëkurën ndërron, zakonin s’e harron) …. Si gjithmonë gjuajnë larg socialistët.

  8. Do të ishte e nxituar që të analizohej ngjarja e atentatit ndaj avokatit profesor Mëngjesi, pa u kryer hetimet e plota e shkaqet që e prodhuan ate.
    Megjithëate, fakti se ky avokat ka marë përsipër mbrojtjen e doktor Berishës, dashur pa dashur të çon në dyshimin se dhuna ndaj këtij avokati është e lidhur edhe me akuzën e sajuar të ministrit aktual të mbrendshëm ndaj ish kryeministrit, për problemin e pronave të ish klubit Partizani.
    As nuk e kam njohur e as e kisha dëgjuar më parë emrin e tij.
    E dëgjova kur parashtroi para gjykatës argumentet e provat e tij juridike në mbrojtje të klientit të tij e më bëri përshtypje se ishte tepër profesional, e nuk kishte asnjë shenjë ndikimi politik.
    Nuk e dëgjova të bënte llafollogjira politike por të merej me faktet e dokumentat që kishte mbledhur, ndryshe nga ndonjë koleg i tij.
    Ndërkaq më bëri përshtypje që komunikata e policisë, u nxitua pa u arrestuar të dyshuarit e pa u zbardhur plotësisht ngjarja, që ta mbyllë këtë ngjarje se ka ndodhur për arsye banale pronash, duke lënë një njollë të errët për viktimën.
    Nga ana tjetër, edhe Z.Berisha, siç e ka zakon, pa u zbardhur ngjarja, nxitoi të vejë gishtin e akuzës tek Rama.
    Në fakt, ashtu siç ndodhi ngjarja me katër persona që vepruan fare haptazi e të pa maskuar, në qendrën më të populluar të kryeqytetit, të krijojnë dyshimin se ky trimërim i tyre sadist. ka ardhur nga bindja që mund të kenë pasur ata, se policia e Ballës, do ti lerë të lirë të ikin “në drejtim të paditur”, e drejtësia “e reformuar” , nuk do ti ndëshkojë.
    E ka pra kjo ngjarje një tendencë djallëzore por edhe tepër të trashë mendërisht, se duke goditur avokatin e Berishës se ka kryer një veprim korruptiv, do të zhvlerësohet mbrojtja e tij juridike.

  9. Krye trafikanti Ervin Mata, vazhdon shet e jep mjedise me qira te kulla 100 metër e lartë, po ndërton kulla e pallate të tjera në Tiranë, resorte e vila në bregdet me kompaninë “Victoria Construction”, ndërsa te hoteli i tij “Victoria” në Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia, SHISH e Kryeministria kanë zhvilluar 78 konferenca…

    Nuk mund të mohohen, goditjet që ka dhënë e po jep SPAK gjatë drejtimit nga Altin Dumani, kundër korrupsionit, trafiqeve dhe sekuestrimit të pasurive; por nuk mund të pranohet, që SPAK po lejon të vazhdojnë bizneset dhe nuk u sekuestron pasuritë, disa krerëve të trafikimit të drogës.

    Përveç Trifon Muratajt të “Bana King”, rast tipik konkret që po lejohet nga SPAK, është krye trafikanti Ervin Luan Mata, i njohur si “Princi i kaltër” i këngëtares Elvana Gjata, të cilën e ka përdorur si llogari bankare e “lavatriçe” të milionave të drogës, ndërsa Edi Rama po e përdor si “çingie” tallavaje në takimet me diasporën.

    Fakti është ky: Më 20 nëntor 2023, SPAK urdhëroi arrestimin krye trafikantit Ervin Luan Mata, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal trafiku droge, pastrimi parash me kulla, hotele e HEC-e dhe porositje e realizim vrasjesh me pagesë.

    Por Ervin Mata, përveçse u njoftua të arratisej dhe nuk u arrestua, sepse ka lidhje familjare e biznesi me kryeministrin Edi Rama; SPAK jo vetëm nuk po i sekuestron pasuritë e bizneset, por po e lejon t’i shtojë bizneset, duke marrë tenderë e licenca nga qeveria.

    Konkretisht, më 22 nëntor 2023, SPAK deklaroi se kishte nisur evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të Ervin Matës, të familjarëve të tij dhe bashkëjetueses Elvana Gjata, por deri tani nuk i është sekuestruar as “1 gozhdë”.

    Më 23 nëntor 2023, vetëm 3 ditë pas urdhër-arrestit dhe 1 ditë pas urdhrit, për bllokim-sekuestrimin e pasurive të tij; krye trafikanti Ervin Mata ka krijuar kompaninë “Parkim Ekspo Sh.p.k”, regjistruar 100% në emër e pronësi të babait Luan Mata.

    Pamfleti , 30/05/2024

    1. Si mund të vihet Xhafa në krye të komisionit kur është hetues i kohës së komunizmit. Edhe pse Nikoll Lesi (tashmë që Koha jonë është kthyer në zërin e rilindjes) thotë që Fatmiri është ideali për këtë post se është i ndershëm. Lemeri! Nejse. Sidoqoftë si mund të dojë të bëjë drejtësi Rama kur mbron Ervin Matën trafikantin, dhe merr në fushatë Elvana Gjatën që pastronte paratë e Matës? Dhe ky është problemi më i madh . Se kujtonim se kishte një raport mafioz Media-Politikë në simbiozë që mban tërë kohës Ramën në pushtet. Por tashmë në këtë raport janë futur edhe personazhe të tjerë të show bizzit si Elvana&CO që përveçse janë të privilegjuar e marrin para nga pushteti , pastrojnë paratë e dashnorëve dhe dalin si të pastër para publikut se drejtësia apo Spaku nuk vepron.
      Si Elvana ka edhe personazhe Showbizi të së djathtës që pastrojnë paratë e politikës . Është bërë trend. Është ndërtuar një sistem i tërë kriminal që sado të shkruajë pamfleti apo kushdo tjetër këta lloj personazhesh politikë, mediatik apo të show bizzit iu është bërë lëkura shollë e s’iu plas fare për sa kohë drejtësia i lë pa hetuar se janë të lidhur me politikën në interesa e afera. The opozita ka pjesën e vet të fajit se edhe ajo ka personazhet e vet. Prandaj ajo rri në heshtje e nuk flet as për oligarkët të caktuar e as për palaçot e showbizzit që pasurohen me paratë që politika i vjedh popullit apo me paratë e drogës . E kanë ngritur vjedhjen dhe krimin në sistem e flasin vetëm për hallet e tyre, dhe halli i vetëm aktualisht është lironi bab Saliun. Nuk luftohet regjimi pa denoncuar median e lidhur me politikë dhe oligarkët, por opozita hesht se nuk i intereson se merr para nga oligarkët e pse jo edhe nga krimi për fushatë .
      Rithemelimi ka po themi 70mijl militantë të regjistrua besoj. Sa protestojnë para bashkisë së Lali Erit? As 20 vetë? Pse ku janë ? Se duan edhe vulën këta? Vulë me 20 Veta protesta para bashkisë apo poshtë ballkonit të Doktorit. Janë protesta kot sa për të thënë, sa për presion fasadë, për pazare. Qënka Shqipëria shumë e korruptuar dhe 20 Veta protestokan!!!! Me kë tallen këta. Duhet të ishin në shesh me mijëra.

      Pra pyetja është: SPAKU KA NDËRMEND TË BËJË DREJTËSI TË PLOTË APO FASADË? PROVAT JANË SHESHIT. NUK BËHET DREJTËSI VETËM DUKE IZOLUAR SALIUN DHE METËN (EDHE PSE TË KORRUPTUAR QË TË DY), SE KËSHTU THJESHT I BËNI FAVOR RAMËS TË MBRETËROJË ME ÇINGIET E TIJ. RAMA MJAFTON TË NDËRROJË DARDHAXHINJTË DHE VAZHDON TË NJËJTIN AVAZ DERI SA TË KETË JETË.

      1. Fatmir Xhafa me vëllain kriminel të dënuar në Itali. Atëherë e mbrojti të vëllanë derisa plasi skandali dhe i tha të shkonte të dorëzohej në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *