• |
ide | kryesore

Dita e drejtësisë/Konflikt mes Ramës dhe ambasadorëve për SPAK?

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama ambasador



Mesazhe e dhëna në Ditën e Drejtësisë, nga përfaqësuesit më eminëntë të ndërkombëtarëve kanë shprehur ndërmjet reshtave një frikë se, fjalimi i Edi Ramës në fillim të kësaj jave dhe propozimet e tij për të reformuar krahas pushteteve të tjera edhe atë të drejtësisë, mund të fshehin një tentativë për të ndryshuar kursin e SPAK dhe të organeve të reja. Ndonëse në nismën e shumicës parlamentare nuk ka ende një propozim të qartë dhe të konkretizuar se ku duhet të arrihet, ambasadori i BE dhe ai i SHBA i kanë kujtuar qeverisë shqiptare, këtë të premte, se duhet të vazhdojë në trendin e paracaktuar.

Në mbledhjen e përbashkët vjetore, mes trupës së drejtësisë dhe diplomatëve ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u kujdes të përmendë edhe kabinetin qeveritar mes faktorëve të tjerë që duhet të mbështesin punën e Prokurorisë së Posatçme.

LEXO ME TEJ:

Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane 

“Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK-ut duhet të jenë të pakthyeshme. Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK-ut duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit, duke përfshirë dhe qeverinë” shigjetoi ai gjatë fjalës së tij.

Me një mesazh të rakorduar paraprakisht njësoj sikurse ndodhi me deklaratat për të mbrojtur bashkinë e Tiranës nga dhuna edhe kryediplomati i SHBA në Tiranë foli për jetgjatësinë e institucioneve të reja si mjete që përmirsojnë qeverisjen. Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner theksoi: “Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim që institucionet në drejtësi të jenë afatgjata, populli shqiptar e kërkon, përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen. Më shumë duhet të bëhet nga politikanët”, nënvizoi ai duke përfshirë këtu të gjitha palët.

Lapsusi i pandërgjegjshëm për SPAK që tradhëtoi Edi Ramën 

Këto përpjekje timide të ambasadorëve për të vënë fokusin mbi qeverinë, që në propogandën e saj e paraqet veten si aleaten më të madhe të ndërkombëtarëve në mbështetjen e reformës në drejtësi, mund të kenë të bëjnë me frikën e komentuar rëndom këto ditë se kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në strukturën e SPAK dhe në arkitekturën e Reformës në drejtësi. Rama ka propozuar së fundi një rezolutë ku flitet për ngritjen e një komision parlamentar, që ndonëse  zotohet se “do të garantojë pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi” merr përsipër ta analizojë punën e saj dhe të rekomandojë një reformim të mëtejshëm.

Fjalimi i kryeministrit, propozimi i tij dhe rezoluta që pasoi janë paraprirë nga një dokument në gjuhën angleze që pretendon të reformojë drejtësinë, në kuadër të nismës Shqipëria 2030, i cili i është shpërndarë ndërkombëtarëve që merren me mbikqyrjen e reformës në drejtësi. Frika është se ky draft 8 faqësh (faksimile poshte) i etiketuar si Non Paper mund të synojë reformimin e reformës.

Natyrisht në të nuk shquhet asnjë propozim konkret apo kërcënim i rrezikshëm ndërkohë që shihen vetëm fraza të përgjithshme, por fakti se shumica parlamentare po e ndërmmerr këtë në nismë në sfondin kohor të skandaleve të mëdha që kanë pllakosur qeverisjen e rilindjes mund të jetë parë me shqetësim nga ndërkombëtarët. Pikërishtë për këtë ambasadori i BE Gonzato foli këtë të premte për prpjekjet jo për ta reformuar, por për ta konsoliduar reformën në drejtësi nga ana e qeverisë. Po për të njëjtin qëllim diplomati amerikan David Wisner theksoi se ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm dhe institucionet e reja si SPAK, afatgjata.

Rama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi 

Natyrisht duhet të jemi të qartë, personalisht Rama dhe pushteti i tij nuk ndihen të kërcënuar as nga SPAK as nga ndërkombëtarët që e mbështesin atë. Në të kundërt në një farë mënyre ata po i pastrojnë fushën mbretërimit të gjatë të Edi Ramës. Por pavarësisht kësaj aleance edhe përbrenda këtyre parnerëve me të njëjtin qëllim, ka divergjenca të një niveli më të ulët. Kryeministri që e dominon me dorë të hekurt pjesën më të madhe të institucioneve të  drejtësinë, pas skandaleve të fundit, duket se ka nisur një ofensivë të re për të marrë kontrollin total të saj. pra edhe atë pjesë që e dirigjon SHBA dhe BE. Dhe pikërisht për ruajtjen e kësaj zone duket se prokupohen diplomatët kryesorë, të cilët me sa duket nuk duan ta shikojnë veten të nxjerë jashtë 7-8 vite pas nisjes së reformës në drejtësi.

©Lapsi.al 



22 Comments

  1. ne terezi e kan keta…Rroga… ofiqe, qejfe..verdallisen neper seminare dhe bejne vetem show
    Ndersa hallexhinjte shqiptare , marrin trajset dhe ikin nga syte kembet

    1. Na cane trapin bejne sikur kane cliruar shqiperine per here te dyte tallin karin vete i japin leket dhe vete i marin .

  2. Vëzhgim interesant lapsi! Rama po ndjen që po i rrëshqet toka nën këmbë me atë pak drejtësi që po bëhet dhe don t’a “reformojë reformën në drejtësi” sa më shpejt sipas ideve të tij (apo grupit që ai bën pjesë) përçudnuese djallëzore me qëllim mbytjen e asaj pjese të drejtësisë që shyqyr po e bën punën të saktë kësaj rradhe. Kjo lëvizje e tij ndoshta shkon edhe kundër të huajve, që çuditërisht po sillen tamam tani (pse vallë ?).

    Edi, këta të huaj sikur po i fusin hundët ca si shumë në punët e juaja të brendshme… Ç’pret, deklaroji non-grata dhe përzeji nga vendi. Aman bëje!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Nuk e di cila është e vërteta, por përceptimi me një logjikë të thjeshtë të bën të besosh se ambasadorët janë të blerë nga rama, dhe nuk ka konflikt midis tyre, kur në qindra akuza të opozitës për qeverinë ambasadorët as e kanë tundur bythën për të mbështetur këto akuza, por përkundrazi dolën në një zë kur u hodh molotov për herë të parë ndaj Bashkisë së erion hajdutit, se më pas e mbyllën halenë se e kuptuan që e kishin dhjerë.

      Ambasadorët janë thjesht individë të cilët shohin interesin e shtetit të tyre që i paguan, plus ndonjë dhuratë apo korrupsion të vogël, këto mutër ambasadorë nuk kanë surrat më të bukur se mcgonigali!

      1. Besoj se është disi më e komplikuar, por nuk e di tamam se si apo ç’ndodhi kësaj rradhe. Sidoqoftë këta palo të huaj duhen degdisur nga vendi një orë e më par.

  3. SPAK ka një kallëzim për nga familja Haklaj për krimet ndaj anëtarëve të saj. Lista e të kallëzuarve kryesohet nga Sali Berisha, duke vijuar me Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Haki Hoxha, Tahir Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Çut Neza, Sadri Neza, Xhaferr Hoxha, Medi Hoxha dhe Guxim Byberi. Myftar Lumneshi u shfaq në betejën e Berishës për të marrë selinë e PD

  4. na cane karin pasi ja dhane ne dore rames drejtesine dhe kusuret i vuajme ne me gjyqe se mabrojne kurre, biles dhe me drejtesi qe po nderhyn ne jeten politike duke lene jashte te korruptuarit e rames dhe duke mbajtur nen presiona ne hetim kryetarin e opozites dhe figuren me te shquar te shqiperise demokratike Prof.Dr.Sali Berishen , kryetarin e PR , kryetarin e partise se lirise, (vetem lideri tak ngjela ka ngle jashte)
    ju qifsha robt mu ne ramaveting kuirvt e sorros ne usa dhe europe , eskperimentojne rende me shqipetaret

  5. DREJTËSIA

    Në ç’kohë jetuam e po jetojmë,
    si nuk pamë asnjëherë drejtësi,
    na mashtruan e na mashtrojnë,
    politikanët e vjetër dhe soj i ri.

    Zhvatën sa deshën këta makutë,
    pa pikë turpi e plot babëzi,
    veç gënjeshtra, dënim një mut,
    drejtësia e shpresuar një utopi!

    E bënë reformën në drejtësi,
    popullit i thanë të kishte besim,
    çështjet zvarriten me vite në gjykata,
    s’dihet kur dreqin do gjejë shpëtim!

    E kanë fajin njerëzit apo sistemi?
    Sorrollatje në këtë rreth vicioz,
    rëndësi ka kush do jetë ”mbreti”,
    ky sharlatan kaq ambicioz.

    Faji gjithmonë ngelet jetim,
    shpresa tashmë nuk ka vlerë,
    deshëm lirinë demokracinë,
    morrëm thjesht një mut mender!

    Komunizmi na la bujqësinë,
    demokracia na la veç një pras,
    nga diktatura në demokraturë,
    prodhuam vetëm shokë Taras.

    Sytë i patëm ne nga Europa,
    por ajo na doli kurvë plakë,
    ngelëm 30 vite në tranzicion,
    përpara s’bëmë asnjë hap.

    Shpresa na ngeli te Amerika,
    kjo lidere botërore e demokracive,
    që tërë kohës na përmend peshqit,
    por mbështet diktatorët e partive.

    Ndërkombëtarët na i varën shpresat,
    te struktura e re e quajtur SPAK,
    e cila s’guxon t’a pyesë Bablokun,
    as kur firmos 17 vendime tak fak.

    Prapë rilindasit s’janë të kënaqur,
    tash duan komision parlamentar,
    për të rishikuar ligjet e reformës,
    që drejtësinë t’a kontrollojnë si më parë.

    E ç’të bëjë populli në këtë xhungël?
    Ngeli tërë kohës në semafor,
    mirë pa punë, i vjedhur, e i varfër,
    por nuk ka as ujë 24 orë!

    Popullin e vodhën dhe e lodhën,
    ia nxorrën jashtë qumështin e nënës,
    parajsa demokratike porsi ferr,
    duket sikur po vete në të s’ëmës!

    1. E KEQJA, DREJTËSIA DHE E VËRTETA

      Që kur bota dhe njeriu ka ekzistuar,
      e deri në këto kohëra që jetojmë sot,
      gënjeshtra është nëna e të këqijave,
      dhe askush këtë s’e mohon dot.

      Besimet fetare sikur na duan të mirën,
      secila përralla me variantin e vet,
      harmoni gënjeshtrash e gënjeshtarësh,
      i vijnë vërdallë të vetmes së vërtetë.

      Njeriu përpiqet të jetë i lumtur,
      të ndihet i realizuar në këtë jetë,
      i ligu i vë gjithmonë pengesa,
      por aty ndihesh i gjallë vërtetë.

      Sepse ke mundësi të tregosh,
      se sa e do ti të mirën, drejtësinë,
      ke mundësi t’i thuash JO së keqes,
      nuk bëhesh “skllav” dhe fiton lirinë.

      Lumturinë dhe parajsën e bekuar,
      përveç fesë na e premton politika,
      herë në pushtet e herë në opozitë,
      këta sharlatanë që nuk iu bie pika!

      Nëse politika do thoshte të vërtetën,
      pse duhet të kishim shumë parti,
      apo sepse diktatori do ishte e vërteta,
      të gjithë do bënin ç’do thoshte ai?

      Por diktatori është njeri i zakonshëm,
      me nevoja e vdekatar si të tjerë,
      për pushtetin dhe mirëqënien e tij,
      a do shkelte mbi kufoma e të mjerë?

      Një thënie thotë me shumë të drejtë,
      politika është shprehje e ekonomisë,
      atëherë mos paraja është Zot i politikës,
      apo ajo varet prej së vërtetës dhe lirisë?

      Shpresë në rrugët e errëta të pushtetit,
      është media misionare e së vërtetës,
      por ajo shpesherë bëhet makthi ynë,
      propagandon e i shërben veç kuletës.

      Duhet të mbështetemi te forcat tona,
      veten më shumë se ne s’e do askush,
      le të themi sa më shumë të vërtetën,
      nga vdekja mos të ketë frikë kurrëkush.

      ————

      Every dictator is an enemy of freedom, an opponent of law. (Demothenes)

      “It is not a God, just and good, but a devil, under the name of God, that the Bible describes.” (Thomas Paine)

      “The only good is knowledge and the only evil is ignorance.” (Socrates)

      “The price of apathy towards public affairs is to be ruled by evil men.” (Plato)

      Is God willing to prevent evil, but not able? Then he is not omnipotent. Is he able, but not willing? Then he is malevolent. Is he both able and willing? Then whence cometh evil? Is he neither able nor willing? Then why call him God? (EPICURUS)

      “To fear death, gentlemen, is no other than to think oneself wise when one is not, to think one knows what one does not know. No one knows whether death may not be the greatest of all blessings for a man, yet men fear it as if they knew that it is the greatest of evils.” (Socrates)

      1. Dakord, si t’ja thojë të vërtetën Top Channel Bablokut dhe rilindjes kur tërë kohës kanë përfituar privilegje? Si t’ja thojë të vërtetën rilindjes filozofi i Topit (Ledion Liço)? Ai maksimumi mund të thojë ndonjë budallëk me thëniet në fund të spektaklit, ose të rrijë me orë të tëra të drejtojë Bigun e bullizimeve dhe ofendimeve. Por mos guxojë të shajë njeri rilindjen se të vihet i tërë Topi kundër, me emisionet e tij të propagandës. Këta janë në simbiozë me rilindjen.

        1. Top Channel” është ekrani kryesor i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles.

          “Top Channel” është televizioni i ortakërisë me Klodin, Mirelin dhe me Stelën.
          Vjollca Hoxha është ortake në të paktën dy kompani. Lori Hoxha dhe trashëgimtarët e Dritan Hoxhës janë ortakë me Mirelin dhe Klodin te “Lori Caffe”.

          Tashmë të gjithë po flasin nëpër korridore se i paska dhënë dhe “Top News”-in, por kjo ka pak rëndësi se çfarë kanë marrë njerëzit e inceneratorëve sot në “Top Channel”. Sot është provuar se “Top Channel” ka marrë miliona euro nga inceneratorët. “Top Channel” ka bërë me qindra kronika dhe emisione pro inceneratorëve, pro asaj afere.

          Po a mund të bëjë moral “Top Channel” i inceneratorëve? A mund të ketë moral kjo media shërbëtore e paepur e pushtetit? A mund të kërkohet morali aty ku nuk ka ngelur më asgjë?

          Përtej kronikave me frymë opozitarizmi, “Top Channel” ngelet një instrument i keqpërdorur, i përfshirë dhe i paguar nga afera e inceneratorëve dhe kompani klienteliste me qeverinë. Jo thjesht dhe vetëm për reklama, jo thjesht dhe vetëm për biznes. Inceneratorët kanë qenë ortakëri direkte dhe SPAK-u duhet t’i hetojë, nuk mund të rrijë dhe t’i shikojë./ (CNA.al , 9 DHJETOR 2022)

          1. E ka zakon Ledioni! Kujton se mund të tallet me të tjerët me batuta dy lekëshe!

            Lajmi dikur në 2016 në Ballkanweb: Ledion Liço i përgjigjet Noizy-t!

            Spektakli Top Awards, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve mesa duket është kthyer në një lume akuzash e ofendimesh mes prezantuesit Ledion Liço dhe reperit Noizy. Gjithçka ka nisur kur pak përpara mbrëmjes finale Noizy ka anuluar pjesëmarrjen për të udhëtuar në Dubai. Gjatë hapjes Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.

            Mesa duket Noizyt nuk i pëlqeu aspak ky thumbim dhe ke reaguar disa orë më vonë në Instagram: ‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për most ë të dalë name. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ka shkruar Noizy.

            Duke qenë se Ledioni ishte gjithë kohës i angazhuar në moderimin e eventit, nuk pati një reagim nga ana e tij ndaj ofendimeve të reperit, ndaj për të marrë vesh se çfarë mendonte Ledioni për këtë situatë, Blitz.al arriti t’i marrë atij një prononcim pak minuta pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

            I pyetur nga ne se çfarë komenti ka për postimin e Noizy-t që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. Ndërkohë, pyetjes së Blitz.al se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

            (BalkanWeb, 25 Qershor, 2016),

          2. E ka zakon Ledion Liço të bëjë batuta ofenduese për të tjerët! Prandaj e ka bërë Big brotherin që drejton vetë këtë vit vetëm me bullizime dhe ofendime, se i tillë është vetë, i pëlqejnë ofendimet. Spektakël i degraduar si i zoti!

            (Artikull i marrë nga Telegrafi vite më parë):
            Ledionit i del punë edhe me Beatrixin.

            Ledion Liço nuk ka hezituar të bëjë batuta në dëm të yjeve të skenës muzikore shqiptare, por as ata nuk kanë hezituar që t’ia kthejnë.

            Pas “zënkës në largësi” me Noizyn, moderatori i “Top Awards” bëri edhe një shaka me Beatrix Ramosaj.

            “Këtë vit nuk është më e virgjër” ka thënë prezantuesi duke iu referuar këngëtares.

            Dhe nuk ka vonuar reagimi i Beatrixit:

            “Rreth natës së kaluar: 1. Batuta e Ledionit, cinike dhe e ulët, për disa shikues më shumë ofendon për të dytin vit radhazi dinjitetin tim si femër, po ju them stop.

            “2. Duke qenë se pretendohet të jetë një shou me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti (Alban Ramosajt) kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo?”.

            “3. Falënderoj Alban Ramosajn për emocionet që më dha mua personalisht dhe që ngriti një sallë në këmbë me performancen e tij ‘live’”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. /Telegrafi/

          3. Rrezik Ledion Liço i bën këto batuta ofenduese me artistët e kryesisht me këngëtarët sepse vetë dikur konkuroi te Ethet e së premtes , por dështoi të bëhej këngëtar. Sot e sheh si moderator, por sot kësaj diete moderator mund të bëhet kushdo, mjafton ta kesh mirë me pronarin apo pronaren e medias.

  6. Sipas statistikave, ekonomia shqiptare është afërsisht 40% informale. Mqs ekonomia është shprehje e koncentruar e politikës , I bie që politika është kriminale po si ekonomia. Ça drejtësie mund të bësh me një vend të tillë që vazhdon me politikanë hajdutë që vetëm mashtrojnë dhe shpopullojnë?! Një ekonomi që nuk prodhon asgjë, përveç drogës, gënjeshtrave dhe vjedhjes së fondeve publike nga dardhaxhinjtë e rilindjes që vjedhin për kryepushtetarët që nuk i kap SPAKU. Bën Babloku takim në Greqi në Athinë me rreth 5mijë veta, ku thuhet se nja dy mijë prej të pranishmëve kanë shkuar me autobuza nga Shqipëria dhe janë pjesë e administratës. Pra, dhe i shpopullon dhe shkon atje bën teatër për të treguar sa i do e sa e duan. E para që në Greqi janë 700mijë emigrantë, dhe 5mijë veta që mund të mbledh ky s’janë asgjë. E dyta BABLOKU nuk i ka siguruar as votën diasporës se zgjedhjet i fiton me kërcënimin e administratës që e ka zmadhuar sa më s’ka por edhe me blerje votash.

  7. Drejtsia.vjen.dhe.vlene.kur.kuptohet.per.te.mirne.popullit.nuk.shkilet.sovrani.ndeshkohet.shkelsi.idrejtsise.qe
    E.ka.miratu.populli..ne.cdo.kohe.ka.pas.tradhetar.tepopullit.e.shqiperise.populli.ika.ndshku..me.gjygje.te.drejtesise..jashteqitjet.ose..me.mire.mutat.e.sotem.shqiptar…tradhetar
    Të.vertet.e
    Hajduta.
    Me.cizme.nuk.po. ohen
    Pas.hekurave.spak
    Drejtuesit.etij.
    Kanë.populline.vete.ti.hekutosin.boll.na
    Mbyten.nuk.mbahen.me..ne.kurriz…deviza..rrofte..spak.epopulli.
    Jonuz.lika.mesues.pensionist

  8. Drejtsia.vjen.dhe.vlene.kur.kuptohet.per.te.mirne.popullit.nuk.shkilet.sovrani.ndeshkohet.shkelsi.idrejtsise.qe
    E.ka.miratu.populli..ne.cdo.kohe.ka.pas.tradhetar.tepopullit.e.shqiperise.populli.ika.ndshku..me.gjygje.te.drejtesise..jashteqitjet.ose..me.mire.mutat.e.sotem.shqiptar…tradhetar
    Të.vertet.e
    Hajduta.
    Me.cizme.nuk.po. ohen
    Pas.hekurave.spak
    Drejtuesit.etij.
    Kanë.populline.vete.ti.hekutosin.boll.na
    Mbyten.nuk.mbahen.me..ne.kurriz…deviza..rrofte..spak.epopulli.
    Jonuz.lika.mesues.pensionist

  9. Sepse.mu.kujtuan.vargjet.epotiit.te.madh..pashko.vaso..o.shqiperi.e.mjera..shqiperi.kush.te.ka.qit.mekrye.nehi……e.te.tjera..sot.shqiperie.thuj.si.je.si.nje.lis.irrezuar.per.dhe…..burrat.eshqiperise.sot..burrecat.me..mire..me.uthene.hahen.si.qent.
    Me njëri.tjetrin..kush.me.shume.te.haj.e.te.percaj.popullin.keto.hajdute.e.kriminele.kujtohen.per.popullin.kur.vijne.votimet.qe.ti.grabisin.voten.turp..per..keto.burra.historia.do.ti.denoje.pa.meshire..jonuz.lika

  10. .ku.ka
    .arrit.fjala.helm..epartive.politike.shqiptare.tepercaj.sa.me.shume.popullin.ta.hasmeroj.me.vllai.vellane.vetem.tesundojn..aalitet..keto.shushunja.te..pista..po.na.corodisin.keq.ata..tebardhen.ebejn
    Të.zeze..te.zezen.te.bardhe..naliste..shn.lepires.jo.objektiv.e
    Realiste….realiteti.emira.nuk.duhet.nxire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *