• |
ide | kryesore

Kris arma në Prishtinë, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Prishtinë. Ndërkohë raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, një AK -47 dhe një armë të shkurtër. Lajmin për të shtënat i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë me dje se personi i plagosur po merr ndihmë mjekësore.

“Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha ajo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *